PSD: Vendimi për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit, është zbatim i marrëveshjes me Serbinë

PSD: Vendimi për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit, është zbatim i marrëveshjes me Serbinë

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, konsideron se vendimi i Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, është implementim i marrëveshjes së Brukselit. Ndonëse dhënia e tokës për Manastirin e Deçanit u tha se nënkupton anëtarësim në Këshill të Evropës, Nushi e sheh këtë edhe në planin franko-gjerman. Prandaj, këmbëngul se ky […]

Ndonëse dhënia e tokës për Manastirin e Deçanit u tha se nënkupton anëtarësim në Këshill të Evropës, Nushi e sheh këtë edhe në planin franko-gjerman. Prandaj, këmbëngul se ky vendim është zbatim i marrëveshjes me Serbinë.

Urdhri i Kurtit ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit nuk mund të analizohet asnjë vendim jashtë kontekstit në të cilin ndodhet Kosova. Nëse e shohim strategjinë e Kurtit prej opozitës e deri tek këto tri vite pushtet është njëra taktike rezistence e vazhdueshme karshi vendimeve por të cilat në fund përfundojnë duke i bë të gjitha ato vendime të cilat po i reziston por përshtypja në popull po duket që është se ky megjithatë bëri më të mirën, këtë nuk mundemi me e pa ndryshe përveç plan i Kurtit sepse integrimi në organizata ndërkombëtare si është Këshilli i Evropës është pjesë po ashtu e planit franko-gjerman e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht sekuencat e ndryshme brenda këtij rrugëtimi herë duken fitore e herë humbje të Kosovës, por të gjitha janë pjesë e këtij plani andaj nuk kemi si e shohim ndryshe përpos si vazhdim i zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare të dialogut”, u shpreh Nushi.

E nëse Kosova mund të fitoj diçka nga ky vendim, Nushi thotë se nuk ka asnjë garanci. Thotë se do të ketë kushtëzime tjera për anëtarësim në këtë organizatë.

“Premtimi është që futesh në Këshillin e Evropës por ne kemi parë shpesh e herët të fundit që Kurti në marrëdhëniet me këta që na ndihmojnë të futesh në Këshill nuk i ka aq të mira dhe jam i bindur se do ketë kushte tjera e Kurti do i zbatoj duke thënë që s pata çare, e këtë nuk duhet me lejua ne sepse argumenti s pata qare kanë qenë tjerët, e ky nuk mundet me qeverisë me argumente të qeverive të kaluara, ky që pretendon se është politikan i së ardhmes”, thotë ai.

Ndërkaq për vizitën e të dërguarit nga ShBA-të, Grabriel Escobar, Nushi thotë se arsyeja është e qartë, Rregullorja e re e BQK-së mbi dinarin serb.

“Vizita është shumë e qartë konkrete, e koncentruar në çështjen e dinarit si taktikë destabilizuese e dialogut që prehu në besë miqtë apo partnerët e Kosovës. Escobar ka takuar të gjithë akterët relevantë të këtij procesi e të fundit e ka lërë Kurtin mirëpo porosia është e qartë Kurti duhet ti bëj të gjitha ato që është zotuar, po i gënjen qytetarët kur po thotë se ska pranuar marrëveshje e edhe ndërkombëtarët kur po ua pranon në tavolinë marrëveshjet e pastaj po u shkakton probleme në zbatimin e saj”, u shpreh Nushi.

Sipas tij me vendimet aktuale të qeverisë Kurti, raporti i Kosovës me partnerët është duke ndryshuar, duke thënë se dinari nuk do duhej të ishte arsye e prishjes së raporteve.

“Escobari ishte i qartë, partneriteti nuk është si ka qenë po dëshirojmë me u kthye ashtu si ka qenë, dhe unë se kam hallin që po prishemi me partnerë por për çka po prishemi, ne po prishemi për vendimin e dinarit, puna e cila do zgjidhej me asociacion, kjo punë do zgjidhej me asociacion Kurti është dakorduar ashtu”. /EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?