Propozimet për dinarin, Ramadani: Qeveria lëshoi pe karshi presionit të Serbisë

Propozimet për dinarin, Ramadani: Qeveria lëshoi pe karshi presionit të Serbisë

Deri të premten, Kosova dhe Serbia duhet të dërgojnë propozime për çështjen e dinarit, e javën e ardhshme pritet të diskutohet mbi to. Kjo është vendosur pas takimit të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviqi, në prani të ndërmjetësuesve evropianë. Politologu Shkodran Ramadani e ka quajtur koncesion dhe lëshim të Republikës së Kosovës çështjen e […]

Deri të premten, Kosova dhe Serbia duhet të dërgojnë propozime për çështjen e dinarit, e javën e ardhshme pritet të diskutohet mbi to. Kjo është vendosur pas takimit të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviqi, në prani të ndërmjetësuesve evropianë.

Politologu Shkodran Ramadani e ka quajtur koncesion dhe lëshim të Republikës së Kosovës çështjen e diskutimit për dinarin në Bruksel.

“Vendimi që quhej i pakthyeshëm nga një institucion i pavarur është shndërruar thjesht në një propozim që do të jetë objekt i negocimit në ditët në vazhdim. Ky është koncesion nga Republika e Kosovës që deri para pak ditësh thoshte se është çështje e brendshme e Kosovës. Ky është një lëshim i madh i Qeverisë së Kosovës ku deri para pak ditësh zotohej se një gjë e tillë është e panegociueshme. Vetë shkuarja atje është një lëshim dhe meqë ky vendim është bërë propozim, ndërmjetësuesi do të merr parasysh propozimet e Serbisë”, ka thënë ai në KTV.

Ramadani ka thënë se në Bruksel u negociua një çështje që s’duhej negociuar fare.

“Asnjëherë nga ndërmjetësuesit nuk është vënë në pikëpyetje legjitimiteti i vendimit të BQK-së, por se kemi parë që nga një pozicion fillestar që thoshte se çështja është thjesht kompetencë teknike e një institucioni të pavarur, kemi parë që tash është bërë pjesë e negocimit në Bruksel. Sot pamë më shumë se tri orë kanë negociuar për një çështje që nuk duhej negociuar fare”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kosova lëshoi pe karshi Serbisë.

“Kemi të bëjmë me një koncesion, lëshim pe karshi presionit të Serbisë që erdhi edhe në formën e kërkesave të ndërmjetësuesve të dialogut”.

Ramadani ka potencuar se kryeministri Kurti duhet ta sqarojë situatën.

“Kurti e ka pasur shprehi të thotë që kërkesat e ndërmjetësuesve dhe të Serbisë dallojnë. Kur ato janë kërkesa të Serbisë të paketuara si kërkesa të ndërkombëtarëve ne duhet t’i marrim me rezerva dhe nuk duhet t’i shqyrtojmë fare sepse janë kërkesa të Serbisë me synime të këqija. Kurti duhet të sqarohet dhe të na tregojë pse e ka pranuar një kërkesë nga Serbia”, ka thënë ai.

E, ka shtuar se Kosova shkeli edhe kushtin që vetë e pati vënë se nuk do të negocionte pa e siguruar ekstradimin e kriminelit Milan Radoiçiq.

“Kosova e ka vendosur si kusht ekstradimin e Radoiçiqit, e sot ka shkuar në Bruksel pa u ekstraduar Radoiçiqi. Përveç që është tërhequr prej vendimit të dinarit duke e shndërruar vendimin në një propozim që do pasohet me propozimet e Serbisë, kemi edhe faktin që ka shkuar në Bruksel dhe ka vazhduar negociatat pa u ekstraduar Radoiçiqi”, ka përfunduar Ramadani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?