Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit për krim të organizuar

Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit për krim të organizuar

Në gjykimin për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar, të hënën në Gjykatën Themelore në Pejë, Prokuroria Speciale është tërhequr nga ndjekja penale për të akuzuarin Burim Govori, i cili ngarkohej për “Krim të organizuar”. Në këtë rast, Gjykata kishte marrë aktgjykim lirues ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të akuzuarve […]

Në këtë rast, Gjykata kishte marrë aktgjykim lirues ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të akuzuarve tjerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori special, Burim Çerkini, në fillim të shqyrtmit gjyqësor u tërhoq nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Govori, me arsyetimin se 35 të akuzuarit e tjerë janë liruar nga aktakuza dhe atë me aktgjykim të formës së prerë, e që veprimet e të akuzuarit Govori kanë qenë të përfshira së bashku me tjerët.

Prokurori Çerkini, tha se ndaj të akuzuarit Govori në këtë çështje penale ishte veçuar procedura, ndërsa sa i përket të tjerëve ka përfunduar procedura.

Ai tha se ka një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Pejë, i cili ishte pasuar me aktgjykim të Gjykatës së Apelit, me të cilin është vërtetuar aktgjykimi dhe të akuzuarit janë liruar në mungesë të provave.

“Duke qenë se i akuzuari Burim Govori ka qenë pjese e kësaj aktakuze për veprat penale për të cilin është dyshuar dhe akuzohet, Burim Govori, kanë qenë në bashkëkryerje dhe si pjesë e grupit të akuzuarit të tjerë ku kemi një aktgjykim të formës së prerë. Ndaj të akuzuarit Burim Govori terhiqemi nga ndjekja penale”, tha prokurori Çerkini.

Andaj, shqyrtimi gjyqësor përfundoi me shpalljen e aktgjykimit refuzues.

Gjykata Themelore në Pejë, më 13 prill 2023, shpalli aktgjykim lirues ndaj Qemajl Mustafës dhe 34 të akuzuarve tjerë, kurse Apeli e vërtetoi këtë aktgjykim.

Kujtojmë se “Betimi për Drejtësi” në emisionin e 275-të me titull “Dështimi i Prokurorisë në shkallë të parë: Rasti Qemajl Mustafa”, kishte sjellë hulumtimin rreth dështimit të Prokurorisë në shkallë të parë, në këtë rast.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të ngritur më 16 shtator 2016, në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka fillimisht ngarkoheshin 39 të pandehur, prej të cilëve 29 kanë qenë zyrtarë komunalë dhe 10 operatorë ekonomikë.

PSRK pretendonte se ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe tjerët, kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara, andaj ngarkoheshin me vepra penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gashi: Kurti duhet të dorëhiqet së pari e pastaj ne e shpërndajmë Kuvendin

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?