Prishtinë: Vdes një person, dyshohet se ra në ashensor

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Një burrë 54-vjeçar ka vdekur në rrugën “Isa Boletini”, në lagjen Dardania. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”. Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura […]
Një burrë 54-vjeçar ka vdekur në rrugën “Isa Boletini”, në lagjen Dardania.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.












