Prerja e pishave disavjeçare në Gjakovë, reagon Komuna: Do të merren masa ligjore

Qytetarët e Gjakovës gjatë ditës së diel janë shqetësuar nga prerja e disa pishave dhjetëvjeçare në afërsi të stacionit të autobusëve. E lidhur me këto veprime ka reaguar edhe komuna e Gjakovës sot, ku kanë bërë të ditur se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria. Sipas tyre, ky veprim ka ndodhur pa […]
E lidhur me këto veprime ka reaguar edhe komuna e Gjakovës sot, ku kanë bërë të ditur se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.
Sipas tyre, ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm.
Tutje në njoftim thuhet se ky nuk është rasti i vetëm që po ndodhë dhe se në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore dhe presin nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste.












