Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtyre dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë e qytetarëve për arrestimin e dy personave që dyshohen për veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan Periskopi. Policia ka publikuar fotografitë e tyre e që sipas policisë ata dyshohet për një vjedhje në Graçanicë. Kërkesa e policisë: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar Njësiti i hetimeve […]
Policia ka publikuar fotografitë e tyre e që sipas policisë ata dyshohet për një vjedhje në Graçanicë.
Kërkesa e policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.












