Petrovci dikur ndjehej i nderuar që u bë pjesë e AAK-së, sot u mundua t’i përqeshte punët që Ramush Haradinaj bënte para së të hynte në politikë

Petrovci dikur ndjehej i nderuar që u bë pjesë e AAK-së, sot u mundua t’i përqeshte punët që Ramush Haradinaj bënte para së të hynte në politikë

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, është deklarata e fundit e aktorit kosovar Enver Petrovci për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Teksa përdorë gjuhë nënçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai thotë se ata erdhën rastësisht në shprehje, raporton Paparaci. Por, kë e mendon teksa e thotë fjalën “badigard”? Duket se Petrovci […]

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, është deklarata e fundit e aktorit kosovar Enver Petrovci për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa përdorë gjuhë nënçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai thotë se ata erdhën rastësisht në shprehje, raporton Paparaci.

Por, kë e mendon teksa e thotë fjalën “badigard”?

Duket se Petrovci e ka në mendje kryetarin e partisë që dikur ishte pjesë e saj. Bëhet fjalë për Ramush Haradinajn, kryetarin e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj publikisht kishte treguar punët që kishte bërë përpara se të merrej me politikë.

Ai kishte treguar se vite më parë ka punuar në Zvicër si kopshtar, në ndërtim e madje edhe si roje, gjë për të cilën tash e “zë në gojë” Enver Petrovci.

“Në jetë çfarëdo që të jepet për të bërë, bëje sa më mirë, mos e moho. Nëse punon mirë mund të jetë edhe bazë për një tjetër. Unë kam jetuar në Zvicër për disa kohë dhe atje kam bërë në të njëjtën kohë shumë punë. Kam qenë roje, punoja në ndërtim, kopshtar. Në raste të tjera kam zbritur piano nga një shtëpi dhe e kemi çuar në një vend tjetër. Kam bërë punë të vështira gjithë kohën”, kishte thënë Haradinaj gjatë një interviste.

Petrovcin, para 11 vitesh, Haradinaj e kishte prezantuar si pjesë të AAK-së. Atë kohë, Petrovci ishte shprehur i nderuar që i është bashkuar subjektit, konceptit dhe për më shumë, vizionit dhe lidershipit të AAK-së dhe Haradinaj.

Teksa nënçmon ish-krerët e UÇK-së, Petrovci lartëson kryeministrin Albin Kurti.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?