Përfundon nën pranga burri në Pejë, nuk lejoi gruan e tij që doli për iftar me kolegë të kthehet në shtëpi

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi ia ka pamundësuar rikthimin në shtëpi bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e tij kishte raportuar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte dalë në iftar me kolegë të punës. “Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar […]
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e tij kishte raportuar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte dalë në iftar me kolegë të punës.
“Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Për këtë, i dyshuari pasi është arrestuar, është intervistuar e më pas liruar në procedurë të rregullt.












