Papa thotë se duhet të bëhen “të gjitha përpjekjet” për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

Papa Françesku bëri të mërkurën një thirrje të re për paqe përmes negociatave teksa shprehu keqardhjen për konfliktet e përgjakshme në Ukrainë dhe Gaza. Ai kufizoi edhe një herë fjalimin e tij publik në audiencën e tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore. “Nuk duhet të harrojmë kurrë […]

Ai kufizoi edhe një herë fjalimin e tij publik në audiencën e tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

“Nuk duhet të harrojmë kurrë se lufta është gjithmonë disfatë, ne nuk mund të vazhdojmë në luftë, duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ndërmjetësuar, për të negociuar përfundimin e luftës, le të lutemi për këtë”, tha Papa në fjalën e shkurtër në fund të audienca, duke përmendur Ukrainën e “martirizuar” dhe konfliktin izraelito-palestinez.

87-vjeçari Françesku, i cili ka probleme me lëvizjen dhe ka vuajtur javët e fundit nga ftohjet dhe sulmet e bronkitit, ka lënë edhe një herë leximin e shumicës së teksteve të tij të përgatitura paraprakisht për audiencën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ai ia delegoi detyrën një ndihmësi, duke u thënë besimtarëve se ishte ende i detyruar të kufizonte fjalimin e tij publik.

Në fillim të këtij muaji, Françesku shkaktoi polemika duke sugjeruar në një intervistë me transmetuesin zviceran RSI se Ukraina duhet të “tregojë guximin e flamurit të bardhë” dhe të hapë bisedimet me Rusinë. Zëvendësi i tij, kardinali Pietro Parolin, më vonë sqaroi se Rusia duhet së pari të ndalojë agresionin e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?