Pak shpresë se mund të mbyllen rrugët ilegale në veri

Pak shpresë se mund të mbyllen rrugët ilegale në veri

Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare. Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës. Albin Kurti, si sukses të qeverisjes […]

Për mbylljen e disa rrugëve ilegale dhe parandalimin e kontrabandës në veri, është krenuar së fundmi kryeministri Albin Kurti, duke i paraqitur si suksese të qeverisjes së tij tri vjeçare.

Njoftimet mbi parandalimin e kontrabandës në veri të vendit, janë kthyer në njoftime të zakonshme të Policisë së Kosovës.

Albin Kurti, si sukses të qeverisjes tri vjeçare i ka renditur edhe mbylljen e rrugëve ilegale në veri të vendit e poashtu parandalimin e kontrabandës në atë pjesë.

Por, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, sheh vështirësi në këtë proces.

“Prej rastit të Banjskës, prej 24 shtatorit e këndej janë bërë plane tjera dhe janë katërfishua patrullat dhe KFOR-i e ka shtuar patrullimin dhe mundemi më thanë se janë ngrit masat e sigurisë e kontrollit. Luan rol edhe pajisjet e sofistikuar. Por nuk mundemi më ndalu tërësisht është shumë vështirë”, tha Rrahman Sylejmani- koloneli në pension i Policisë së Kosovës.

Pengimi i tërësishëm i kontrabandës në veri, sipas njohësve të çështjeve politike, mund të bëhet vetëm me një kusht.

“Kemi pas vazhdimisht hyrje ilegale coftë të mallrave po ashtu të grupeve terroriste, vigjilenca po ashtu monitorimi i kufirit është shtu ka pas tentim për bllokimin e rrugëve ilegale por është një perimetër i kufirit mjaft i gjanë dhe kur nuk ka vullnet pala tjetër për ketë vetëm nga një palë është goxha e zorshme,” ka thënë Fidan Ukaj- analist për TV Dukagjini.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, në pjesën veriore të Kosovës janë mbyllur 27 rrugë ilegale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?