Opozita vija të kuqe VV-së, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet

Opozita vija të kuqe VV-së, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet

Partitë opozitare i kanë vendosur “vija të kuqe” Lëvizjes Vetëvendosje. Askush prej opozitës parlamentare nuk dëshiron që të bashkëpunojë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme, raporton Ekonomia Online. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë për Ekonomia Online, se preferencë e tyre është të shkojnë në zgjedhje të vetme, teksa preferojnë […]

Partitë opozitare i kanë vendosur “vija të kuqe” Lëvizjes Vetëvendosje. Askush prej opozitës parlamentare nuk dëshiron që të bashkëpunojë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë për Ekonomia Online, se preferencë e tyre është të shkojnë në zgjedhje të vetme, teksa preferojnë edhe bllok opozitar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashiq Qalaj, thotë për Ekonomia Online se kjo parti preferon që në zgjedhje të shkojë e vetme. Thotë se prioritet është që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje për shkak të keqqeverisjes.

“Ju e dini se kryetari i partisë zoti Krasniqi dhe të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë deputetët dhe anëtarët e kryesisë…, janë duke bërë vazhdimisht thirrje për zgjedhje. Për ne është prioritet që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të udhëheqjes së keqe të qeverisë aktuale dhe ne synojmë që me kandidatin që e kemi bërë zyrtar tash për kryeministër dhe me angazhime gjithë kombëtare të Partisë Demokratike ne t’i fitojmë zgjedhjet sa më shpejt që mbahen zgjedhjet është e mirë për shkak se prapë po them e kemi një degradim në komplet jetën e qytetarë. Ndërsa sa i përket koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme dhe do të synojë që ta marrë Qeverinë”, thotë Qalaj.

Kundër një koalicioni me Vetëvendosjen është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, thotë për Ekonomia Online se kanë propozuar që të bëjnë një bllok opozitar dhe se interes e kanë që të bëjnë koalicion me partitë opozitare.

“Nuk e kemi diskutuar nuk kemi vendos vija të kuqe, mirëpo po them prej të kaluarës ka qenë praktike që partitë politike kanë vendos vija të kuqe të bashkëpunimit ose në koalicion me partitë e tjera edhe kanë ndodhur ato koalicione sepse kemi diskutuar ndërsa më të hapur jemi për koalicion me partitë që tash janë në opozitë”, thotë Kadriaj.

“Jo nuk do të bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi bërë disa koalicione me ata që kemi menduar që duhet me e bë parazgjedhor. Kemi bërë me Nisma Socialdemokrate, kemi bërë me një grup të Intelektualëve “Evropa 2030” , kemi bërë me një parti konservatore, jemi të hapur edhe për partitë që janë tash në opozitë nuk do ketë vija të kuqe”, u shpreh ajo.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, krahas bashkëpunimit me partinë në pushtet, preferojnë që elektoratit t’i drejtohen të vetëm.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për Ekonomia Online se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale, siç ndodhi në zgjedhjet lokale. Shprehet optimiste se kryeministër i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku.

“Ende nuk kemi folur për koalicione sepse LDK do të dalë e para siç ka dalë në zgjedhjet lokale dhe nuk kemi diskutuar asgjë sepse do të dalim të parët dhe gjithashtu do të dalim për arsye se ju e dini që 6 muaj pas Qeverisë që ka fituar me 51 për qind, kemi dalë partia e parë në zgjedhjet lokale. Ne jemi të përgatitur për zgjedhje, kemi bërë edhe planprogram të LDK-së. Më herët diçka që partia në pushtet nuk e ka pasur të gatshëm edhe tash që është në qeverisje. Neve na ka marrë kohë dy vite që të përgatitet një plan program që ka 100 projekte në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpresoj se LDK do jetë e para pra kryeministri i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku”, u shpreh Krasniqi. /EO/

 

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shqipëri, ku ishte përfshirë një familje nga Kosova

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?