Opozita po ia konteston shifrat, VV ankohet se s’po “jepen” lajmet për ato që i konsideron arritje në ekonomi

Opozita po ia konteston shifrat, VV ankohet se s’po “jepen” lajmet për ato që i konsideron arritje në ekonomi

Numrat janë shndërruar në objekt debati ndërmjet Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe partive opozitare, LDK dhe PDK që kanë reaguar ndaj publikimeve të Ministrit të Financave Hekuran Murati. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet pohon se gjatë tri viteve në qeverisje” kanë shënuar suksese në fushën e ekonomisë”. Por, opozita e thotë të kundërtën, sipas […]

Numrat janë shndërruar në objekt debati ndërmjet Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe partive opozitare, LDK dhe PDK që kanë reaguar ndaj publikimeve të Ministrit të Financave Hekuran Murati.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet pohon se gjatë tri viteve në qeverisje” kanë shënuar suksese në fushën e ekonomisë”. Por, opozita e thotë të kundërtën, sipas tyre “jeta e qytetarëve është vështirësuar”.

“Statistikat po manipulohen për propagandë”, është konstatimi opozitar, sidomos në debatin e fundit ku ministri i Financave, Punëve dhe Transferve, Hekuran Murati, publikoi të dhëna për rritjen e numrit të bizneseve.

Rrjedhojë e kësaj, LVV-ja të dielën publikoi një tabelë ku proklamojnë se ka 4.8 për qind më shumë rritje të qarkullimit të bizneseve  gjatë përiudhës janar-shkurt të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas pushtetit, ka më shumë biznese të hapura, si dhe investimet kapitale kanë shënuar rritje.

Por, ky subjekt politik thotë se këto të dhëna “nuk po bëhen lajme”.

Çështja e debatit për statistika ishte aktivizuar në kohën e pandemisë, kur Qeveria e Albin Kurtit thoshte ka rritje ekonomike dyshifrore, ndërkaq opozita e cilësonte si “propagandë”, duke thënë se metodologjia krahasuese me vitin pandemik ku gjithçka ishte e bllokuar ka qenë tendencioze nga ana e pushtetit.

 

Lajmet që nuk jepen.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sunday, March 31, 2024

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?