“Nuk mundeni me i ikë kësaj, ju vjen era”, Haradinaj – Vetëvendosjes: Keni guximin ta ftoni Prokurorinë t’i hetojë kontrat njëburimore

Kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës i ka ftuar grupin parlamentar të Vetëvendosjes të ftojnë prokurorinë nëse e kanë guximin dhe të hetojnë për kontratat njëburimore të nënshkruara nga qeveria Kurti. Haradinaj tha se “fenomeni kontratë njëburimore i turëpron, i vjen era dhe ky është rezultati ku […]
Haradinaj tha se “fenomeni kontratë njëburimore i turëpron, i vjen era dhe ky është rezultati ku kanë mbërri Qeveria Kurti”.
“Kur shefi ua jep besimin njerëzve të besum e ata më pas me përkrahje të shefit janë Zoti vetë. Nuk kanë nevojë për ligje, rregullore – nuk kanë nevojë me u frikësu prej askujt se e kanë besimin prej shefit. Ju lutem shifeni rezultatin ku keni mbërri. Mund të arsyetohet një kontratë njëburimore në ndonjë situatë të caktuar, por fenomeni kontratë njëburimore ju turpëron, ju marron. Nuk mundeni me i ikë kësaj, ju vjen era. Keni guximin ju si grup parlamentar, ftoni hetuesinë, të hetojnë numrin kaq të madh të kontratave njëburimore, a ka shkelje të ligjit, a ka konflikt interesi, a ka humbje të parës. Pra, duhet ta keni këtë guxim”, deklaroi Haradinaj në Kuvend. /Periskopi/












