Njohësi i sigurisë, Kajtazi: Deklaratat e Osmanit kundër ambasadorit Hill reflektojnë dijen e saj të cekët politike në sferën e sigurisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, deklarimin presidentes Vjosa Omani, kundër Ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka quajtur naive dhe në funksion të nevojave të brendshme elektorale, të atyre që pushteti i ka konsideruar si 45% analfabet funksional. Për Kajtazin, çelësin se kush është afër anëtarësimit në NATO e kanë SHBA-të. Dhe […]
Për Kajtazin, çelësin se kush është afër anëtarësimit në NATO e kanë SHBA-të. Dhe ata vendosin se kush është afër aleancës e kush jo.
Kështu, politika e jashtme e Kosovës, përfaqësuese e së cilës është edhe presidentja, në vend se të krijojë ura bashkëpunimi, forcim të lidhjeve ndërkombëtare etj etj, ajo po krijojnë përçarje dhe konflikte, duke e rrezikuar trashëgiminë e pasur të shtetit duke e pru Kosovën në pozitë që Kosova të jetë më larg NATO-së, se sa Serbia.
Kajtazi ndër të tjera, ka shtuar se fatkeqësisht , këto deklarime të presidentes reflektojnë dijen e saj të cekët politike në sferën e sigurisë. Të gjitha shtetet e botës, duke përfshirë edhe SHBA-të që janë superfuqi planetare, në politikat e sigurisë rezervohen që të marrin veprime unilterale, çfarëdo qofshin ato pa konsultim me aleatët e tyre.
Dhe kur shtetet e Bashkuara të Amerikës veprojnë në këtë mënyrë, në Kosovë del një person dhe e shkatërron këtë vlerë, e cila është trashëgimi e etërve themelues, dhe gjakut të derdhur, nga naiviteti ose mbase nga interesa tjera. Qëndrime të tilla, sipas Kajtazit, mund të edhe mos jenë befasi, kur marrim parasysh kufizimet e saj, ndonëse nuk ka besuar që do të shkonte aq larg, që ta konfrontonte një shtet që mezi e grumbullon një buxhet rreth 3 miliardë me një superfuqi botërore.
Për Kajtazin, sjellja e pushtetit aktual, i ngjason mënyrës së veprimit të Serbisë në vitet ’90. Atëbotë SHBA-të as shtetet evropiane, nuk ishin të interesuara ta bombardonin Serbinë. Në mënyrë graduale, fillimisht me kanë ushtruar presion me sanksione, mirëpo çdo vale të këtyre të fundit Milosheviqi, u kundërpërgjigjej me argumentin se e ka mbështetjen popullore, deri sa erdhën bombardimet.
Prandaj është e pabesueshme që 25 vite pas bombardimeve të NATO-së, do të dalë një Presidente në Kosovë dhe do t’i kundërvihet aktorit kryesor që ka ndikuar të rrjedhin informacione nga Kosova për në Amerikë më qëllim që të krijohen kushte për të ardhur deri të bombardimi i Serbisë./Tv arbëria












