Një 13-vjeçare në Lipjan dyshohet se u ngacmua seksualisht nga arsimtari në shkollë

Një 13-vjeçare në Lipjan dyshohet se u ngacmua seksualisht nga arsimtari në shkollë

Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet të ketë qenë cak i ngacmimit seksual nga një arsimtar në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të kësaj komune. Nga policia nuk dhanë shumë detaje të reja, përveç se i dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt. Raste të dhunimeve, sulmeve dhe ngacmimeve […]

Raste të dhunimeve, sulmeve dhe ngacmimeve seksuale po raportohen thuajse çdo ditë në Kosovë.

Dje një burrë u intervistua në Lipjan nën dyshimin se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë.

Pavarësisht kësaj, ai u lirua në procedurë të rregullt nga prokurori i rastit.

Nga organet e hetuesisë, kanë konfirmuar se rasti ka të bëjë me ngacmimin seksual të një 13 vjeçarje në shkollën “Vezir Kolshi”, në fshatin Resinovc të Lipjanit.

Rasti që dyshohet të ketë ndodhur me 5 mars të këtij viti,  në polici është lajmëruar nga prindi i vajzës.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pavarësisht se i njëjti u lirua, pasi u intervistua për veprën penale “ngacmim seksual”, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, konfirmuan se prokurori i shtetit tashmë ka iniciuar rast për këtë çështje.

Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj deklaroi se janë në pritje të grumbullimit të provave bashkë me kallëzimin penal ndaj të dyshuarit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast lidhur me këtë çështje. Mbesim në pritje të grumbullimit të provave bashkë me kallëzimin penal për të vepruar tutje konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigjen e saj.

Hiç më larg se dje, Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka pezulluar nga puna mësimdhënësin i cili dyshohet të ketë ngacmuar nxënësen e tij 16-vjecare me fjalë të pakëndshme për trupin dhe integritetin e saj, por edhe të nënës së saj.

njëjti ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë te Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan.

“Drejtoria e Arsimit në Gjilan, vjen me vendim; I punësuari z. K.Q , i sistemuar në vendin e punës si mësimdhënes në Shkollën e Mesme te Lartë te Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan, PEZULLOHET përkohësisht nga puna. II. I punësuari si shkelës i supozuar, pezullohet përkohësisht nga puna, duke filluar prej datës 14.03.2024, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj tij, për shkak të shkeljeve të supozuara të detyrave të punës”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së Arsimit.

Vitin e kaluar gjatë periudhës janar-tetor 2023, në Policinë e Kosovës u patën raportuar 126 raste të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale.

Nga Policia e Kosovës patën thënë se vetëm gjatë vitit të kaluar nga janari e deri në tetor u regjistruan 70 raste të ngacmimeve seksuale dhe 56 raste të sulmeve seksuale. E gjatë tërë vitit 2022, në Policinë  e Kosovës ishin raportuar 93 raste të ngacmimeve seksuale dhe 69 raste të sulmeve seksuale. /Express

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?