​Nesër takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi për dinarin

​Nesër takimi Bislimi-Petkoviq, optimizëm për arritjen e një dakordimi për dinarin

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka optimizëm nga njohësit e procesit të dialogut se do të arrihet një pajtim për çështjen e dinarit. Sipas tyre, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që vetem valuta euro të përdoret për pagesa, është legjitime, por duhet të gjenden […]

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka optimizëm nga njohësit e procesit të dialogut se do të arrihet një pajtim për çështjen e dinarit. Sipas tyre, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që vetem valuta euro të përdoret për pagesa, është legjitime, por duhet të gjenden modalitetet për zbatimin konkret të saj në terren, pa u prekur qytetarët serbë të Kosovës. Andaj, potencojnë nevojën për konstruktivitet në takimin e së hënës.

Në anën tjetër, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse kanë dërguar propozimet për dinarin, afati për të cilat ka qenë deri më 22 mars. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, tha të premten se rregullorja e BQK-së, është e panegociueshme dhe se nuk do të pranojnë propozime që bien ndesh me të njëjtën.

Analisti politik, Fidan Ukaj, thotë se e vetmja zgjidhje për dinarin është plani i trazicionit i paraqitur nga BQK-ja.

Sipas tij, do të ketë një dakordim që qytetarët serbë në Kosovë, të marrin paratë që i shpërndanë Serbia, përmes bankave të licencuara të Kosovës.

“Pashmangshëm është e vetmja zgjidhje ofrimi i këtyre opsioneve të Kosovës, tani më edhe Serbia është e bindur se institucionet e Kosovës janë shumë të vendosura të ekzekutojë vendimin e marrë. Po do të gjendet një zgjidhje në takimin e ardhshëm dhe gjasat që të kemi një darkodim mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Popullore të Serbisë, janë të mëdha që qytetarët serbë në Kosovë të marrin të mirat materiale që i shpërndanë Serbia, t’i marrin përmes bankave të licencuara të Kosovës”, thotë ai.

Konstruktivitet në takimin e nesërm Bislimi-Petkoviq, kërkon politologu, Artan Muhaxhiri.

“Duhet të ketë shumë më tepër diplomaci, shumë me tepër hapësirë për kompromise konstruktive dhe të domosdoshme në mënyrë që të shkohet nga dy palët drejt arritjes së një marrëveshje”, thekson Muhaxhiri.

Në anën tjetër, profesori universitar, njohës i procesit të dialogut, Arben Fetoshi, thotë se rregullorja e BQK-së, është legjitime, por akuzon qeverinë se ka dështuar në komunikim me partnerët strategjik për të njëjtën.

“Dështimi kryesor i Kosovës ndërlidhet me komunikimin joefikas me partnerët strategjik të Kosovës sa i përket lojës perfide të Vuçiq dhe Serbisë… Një komunikim i cili ka determinuar pastaj qasje të ashpër të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë strategjik të Kosovës sa i përket detyrave që ka qeveria”, deklaron ai.

Kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, është takuar gjatë kësaj jave me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq në Brukse, ku mes tjerash është diskutuar edhe çështja e dinarit. Palët janë dakorduar që deri më 22 mars të dërgojnë propozimet për dinarin te ndërmjetësuesi për dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa më 25 mars të diskutojnë për arritjen e një zgjidhje./kp/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?