Ndryshon tërësisht moti, reshje bore e shi i dendur, policia me apel për shoferët

Ka ndryshuar tërësisht moti në vendin tonë. Janë bërë disa orë prej kur ka nisur shi i rrëmbyeshëm dhe në shumë zona edhe reshje të borës. Këto kushte atmosferike shumë herë paraqesin edhe rrezik për pjesëmarrësit e trafikut, andaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar shoferët e automjeteve. Në një postim në Facebook, […]
Ka ndryshuar tërësisht moti në vendin tonë. Janë bërë disa orë prej kur ka nisur shi i rrëmbyeshëm dhe në shumë zona edhe reshje të borës. Këto kushte atmosferike shumë herë paraqesin edhe rrezik për pjesëmarrësit e trafikut, andaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar shoferët e automjeteve.
Në një postim në Facebook, Policia e Kosovës njofton se ka rrugë të mbuluara me borë, prandaj thotë që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e duhur gjatë lëvizjes etj.
Apeli i plotë i policisë:
KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME UJË DHE BORË!
Prishtinë, 24 mars 2024
Bazuar në situatën e…
Posted by Kosovo Police on Sunday, March 24, 2024












