Ndonëse nën hetime e i sanksionuar, bizneset e Radojiçiq vazhdojnë korrjen e tenderëve në Serbi

Ndonëse nën hetime e i sanksionuar, bizneset e Radojiçiq vazhdojnë korrjen e tenderëve në Serbi

Ndonëse Milan Radojiçiq është nën hetime për sulmin terrorist të Banjskës, duke qenë se edhe vete e ka marrë përgjegjësinë, kompanitë e tij janë duke punuar me kapacitetet të plota, meqë i sanksionuari i SHBA-së ua transferoi aksionet e tij Zvonko dhe Zheljko Veslinoviqit. Në raportimin e N1 të bazuar në një shkrim të “Radar”, […]

Ndonëse Milan Radojiçiq është nën hetime për sulmin terrorist të Banjskës, duke qenë se edhe vete e ka marrë përgjegjësinë, kompanitë e tij janë duke punuar me kapacitetet të plota, meqë i sanksionuari i SHBA-së ua transferoi aksionet e tij Zvonko dhe Zheljko Veslinoviqit.

Në raportimin e N1 të bazuar në një shkrim të “Radar”, thuhet se vlera e përgjithshme e bizneseve që ka zotëruar Milan Radojiçiq e kap vlerën e 8.5 milionë eurove. Një prej kompanive “Rad 028”, është në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të dyshimeve se ajo kontrollohet nga Radojiçiq.

Gazetari i të përjavshmes “Radar”, Milan Radonjiq, ka treguar se kompania në fjalë ka fituar tender për punë që s’i kanë përfunduar kurrë.

“Ky është një nga tenderët e shumtë që ka fituar kjo kompani për punë të cilat nuk kanë përfunduar kurrë. Unë do të doja të shihja rezultatet e kësaj. Këto janë para të mëdha për shtetin e Serbisë. Vetëm një nga ata tenderë që është fituar është 350 milionë dinarë”, thotë Milan Radonjiq, gazetar i të përjavshmes Radar.

Përveç këtij tenderi, bëhet fjalë edhe për dy tenderë të tjerë njëri 142 milionë dinarë dhe tjetri 500 milionë dinarë.

Avokati serb, Ivan Ninic, thotë se Milan Radojiçiq e ka zëvendësuar vilën e tij që kishte në Ujman me një tjetër në Dedinje dhe se jeta e tij po vazhdon me të njëjtën cilësi.

“Ajo që ndodhi në Banjska në asnjë mënyrë nuk ndikoi në cilësinë, stilin e jetës dhe standardin e Milan Radoiçiq. Ai e zëvendësoi vatrën shekullore në Ujman me një vatër shekullore në Dedinje dhe kompanitë e tij praktikisht nuk ndjenë asnjë pasojë, përveç ndryshimit nominal të pronarit. Ata mbështeten te shteti, heqin paratë e shtetit dhe kjo procedurë penale absolutisht nuk do t’i pengojë ta bëjnë këtë”, thotë avokati Ivan Ninic.

Gazetari Radonjiq tutje shtron pyetje se si është e mundur që një person si Radojiçiq jo vetëm të merret me biznese, por edhe të marrë vendime në të njejtën kohë.

“Si e ka lejuar shteti një person të asaj origjine dhe të atij profili jo vetëm të merret me biznes, por edhe të marrë vendime në kohë reale”, thotë Radonjiq.

Në tekst përmendet edhe fotografia e famshme me Marko Gjuriq, i cili po kthehet në Serbi për të marrë pozicione të rëndësishme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?