NATO blindon me 100 mijë trupa kahun lindor, frikë për sulm nga Rusia

Mes alarmit për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, NATO merr masa për të blinduar kahun lindor. Aleanca përshpejton zbatimin e planeve të parashtruara në samitin e Vilniusit në 2023 për të përballuar një sulm të mundshëm nga Moska. Sipas informacioneve jozyrtare, të paktën 100 mijë ushtarë të NATO-s janë pozicionuar në Poloni, janë të […]

Sipas informacioneve jozyrtare, të paktën 100 mijë ushtarë të NATO-s janë pozicionuar në Poloni, janë të trajnuar dhe gati për veprim. Ata janë pjesë e të ashtuquajturës “forca e reagimit të shpejtë”, e cila për vite ka qëndruar inaktive, por që pas luftës ruse në Ukrainë është shndërruar në shtyllën më të rëndësishme të strategjisë së mbrojtjes.

Vetëm pak muaj më parë, në Poloni gjendeshin vetëm 40 mijë trupa, ndërsa tani shteti është kthyer në epiqendër të operacioneve të aleancës. SHBA ka instaluar atje një komandë që ka detyrën të koordinojë trupat tokësore përgjatë korridorit nga Deti Baltik në Detin e Zi.

Të hënën në Bruksel u zhvillua një takim për të monitoruar shkallën e mbulimit të kufijve dhe u vendos të fuqizohej më tej mbrojtja e Bullgarisë. Vëmendje e madhe po i kushtohet edhe mbrojtjes së hapësirës ajrore. SHBA luajnë një rol kyç sa i përket planit ushtarak dhe politiko-diplomatik dhe rekomandojnë përmbajtje.

Joe Biden kërkon të shmangë përplasjen direkte dhe kujdeset të theksojë se lëvizjet ushtarake përgjatë kufirit lindor nuk janë përgatitje për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në tokën ukrainase. / TEMA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?