Mungon e dëmtuara, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit policor

Mungon e dëmtuara, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarit policor

Në mungesë të të dëmtuarës Arlinda Fetahaj, është shtyrë gjykimi ndaj zyrtarit policor, Fidan Mati, i cili po akuzohet për marrje ryshfeti. Lidhur me mungesën e të dëmtuarës Fetahja, prokurore Ardita Beqiraj-Hyseni tha se e njëjta gjendet jashtë shtetit dhe nuk e ka pranuar thirrjen për seancën e sotme. Prokurore Beqiraj-Hyseni propozoi që seanca e […]

Lidhur me mungesën e të dëmtuarës Fetahja, prokurore Ardita Beqiraj-Hyseni tha se e njëjta gjendet jashtë shtetit dhe nuk e ka pranuar thirrjen për seancën e sotme.

Prokurore Beqiraj-Hyseni propozoi që seanca e sotme të shtyhet pasi që prezenca e të dëmtuarës në fjalë është e domosdoshme. E njëjta tha të bëhet përpjekje nga gjykata që të sigurohet prezenca e të dëmtuarës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Korab Bokshi, në këto rrethana u pajtua me propozimin e Prokurorisë, për shkak se kushtet ligjore nuk ekzistojnë që kjo seancë të mbahet, i njëjti kërkoi nga gjykata që pavarësisht faktit që e dëmtuara Fetahaj nuk e ka pranuar thirrjen për seancë të shfrytëzoj mundësitë ligjore për sigurimin e të saj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë me 6 nëntor 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Fidan Mati, i cili në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Gjakovë, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon të holla në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se, zyrtari policor Flamur Frrokaj e kishte ndaluar automjetin të cilin po e drejtonte Arlinda Fetahaj dhe e kishte njoftuar të njëjtën se e kishte tejkaluar shpejtësinë nga 50km/h ku ishte duke vozitur në 80km/h, dhe se asaj duhet t’i shqiptohet gjobë 300 euro dhe t’i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj.

Tutje në aktakuzë thuhet se e dëmtuara njofton zyrtarin policor se jeton jashtë vendit, në Zvicër dhe kërkon nga zyrtari policor mos t’ia merr patentë shoferin, ku i njëjti e drejton të dëmtuarën të shkoi tek kolegu i tij, i pandehuri Meti i cili ishte në veturën e policisë.

Në aktakuzë thuhet se, e dëmtuara kur afrohet tek automjeti i policisë, i pandehuri Meti i kërkon 300 euro, e njëjta ishte përgjigjur se 300 euro nuk i ka por vetëm 100 euro. Ai ishte pajtuar me këtë shumë të të hollave dhe e udhëzon që këto të holla ti fut në librezë dhe mos ta vërej askush dhe eja merre patentë shoferin.

Tutje në aktakuzë thuhet se e dëmtuara shkon në veturën e saj i merr 105 euro dhe i vendos në librezë, më pas ia jep të pandehurit Fidan, i njëjti i pranon këto të holla, ia kthen librezën duke mos i dhënë asnjë dëshmi-dokument, për këtë lloj pagese.

Për këtë Mati po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par 1. të KPRK-së.

Policia me detaje të reja: Gruaja që vdiq si pasojë e plagosjes mbrëmë ishte në veturë para shtëpisë së saj

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?