Mujeci i VV’së që u arrestua për shitje të drogës në Tiranë, ende në paraburgim

Nga ulëset e kuvendit komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci përfundoi në shtretërit e burgjeve të Shqipërisë. Ish-asamblisti dhe ish-këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë verës së vitit 2023, u arrestua në Tiranë si i dyshuar për shitje të narkotikëve të llojit ekstazi e që nga ajo kohë, aktakuza ndaj tij dhe grupit nuk është ngritur. […]

Ish-asamblisti dhe ish-këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë verës së vitit 2023, u arrestua në Tiranë si i dyshuar për shitje të narkotikëve të llojit ekstazi e që nga ajo kohë, aktakuza ndaj tij dhe grupit nuk është ngritur.

“Nga 17 gushti besnik mujeci ndodhet në masën e arrestit me burg. Kjo masë ishte konfirmuar edhe nga Apeli”, tha Sokol Dema, gazetar në Shqipëri.

Megjithatë, aktakuza ndaj tij dhe grupit ende nuk është ngritur nga prokuroria e Tiranës.

“Prokuroria e Tiranës nuk i ka mbyllur akoma hetimet. Burimet bëjnë me dije se dosja akoma nuk ka mbërritur në gjykatë, për të nisur gjykimi në këtë rast për shkak të një numri të konsiderueshëm të dozave ekstazi të cilat janë kapur tek Mujeci dhe anëtarët tjerë të grupit”, deklaroi tutje Dema.

Besnik Mujeci dhe 4 persona të tjerë u arrestuan në kryeqytetin e Shqipërisë në gusht të vitit 2023. Grupit iu gjetën 11 mijë e 300 tableta të llojit ekstazi me peshë 5 kilogramë, vlera e të cilave në treg është 300 mijë euro.

Ish-asamblistin e Vetëvendosjes, Komisioni Qendror Zgjedhor tek në janar të 2024 e zëvendësoi me Arbër Limanin./atvlive.tv/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?