Muharremi për Bedri Hamzen: PDK po na e prezenton një produkt të vjetër, fundi i ëndërres për transformim

Analisti Shenoll Muharremi nuk po e sheh si veprim të duhur shpalljen e kndidatures së Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër të Kosovës, shkruan Periskopi. Sipas Muharremit, PDK ka disa figura tjera si Vlora Çitaku, Uran Ismaili e Bernard Nika të cilët mund të garonin me Kurtin e Abdixhikun. “Duket sikurse kandidati që zgjodhën sot […]
Analisti Shenoll Muharremi nuk po e sheh si veprim të duhur shpalljen e kndidatures së Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër të Kosovës, shkruan Periskopi.
Sipas Muharremit, PDK ka disa figura tjera si Vlora Çitaku, Uran Ismaili e Bernard Nika të cilët mund të garonin me Kurtin e Abdixhikun.
“Duket sikurse kandidati që zgjodhën sot ka kualitetet e veta, por ai nuk duket me qenë kompatibil në një platformë dhe garë me Kurtin dhe Abdixhikun. Ky vendim sot mundet me rreziku me qenë edhe fundi i një ‘endërre’ për transformim të partisë dhe kompatibilitetin me nevojat e së ardhmës”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Çka vendosi sot PDK?
Përfshtypja fillestare nuk është pozitive, por ky është vetëm një perspektivë dhe mundet me qenë e gabuar. PDK ka prezentuar në publik një ekip të ri qe sa vite dhe në fund, në momentin më kritik, po na prezenton një ‘produkt’ tjetër. Kujna apo pse me i besu publiku nëse ata vet nuk po i besojnë ekipit të tyre?
Absolutisht asgjë kundër Bedri Hamzës, mesiguri e meriton, por paramendone sikurse LDK mos të kandidoj Lumirin apo VV Albinin. Aty në kryesi të PDK ka shumë talentë të duhur dhe relevant, përfshi Vlorën, Uranin dhe Bernardin që do të mund të garonin me Lumirin dhe Albinin. Sidomos me LDK , për shkak se gara duket që ka me qenë për vendin e dytë.
Duket sikurse kandidati që zgjodhën sot ka kualitetet e veta, por ai nuk duket me qenë kompatibil në një platformë dhe garë me Kurtin dhe Abdixhikun. Ky vendim sot mundet me rreziku me qenë edhe fundi i një ‘endërre’ për transformim të partisë dhe kompatibilitetin me nevojat e së ardhmës.
Por të gjithë duhet të presim rezultatet e zgjedhjeve dhe produktin që do të jap ky eksperiment. Mundet edhe me jap rezultate të mira, mesiguri vendimet janë bazuar në matjet aktuale.
Por edhe nëse e jap një rezultat pak më të mirë afatshkurtër por pa efekt substancial e në anën tjetër e shkatërron një tentim-transformi për të ardhmën, ky mundet me qenë veprim jo i duhur. Koha do e dëshmoj. Gjithsesi suksese kandidatit Bedri Hamza dhe PDK në zgjedhjet e ardhshem.












