Ministria e Muratit paditet nga veteranët dhe invalidët për pensione

Ministria e Muratit paditet nga veteranët dhe invalidët për pensione

Ismail Hoti ka marr rrugë nga fshati Ratkoc i Rahovecit për në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, për të shprehur shqetësimet e tij për një vendim që ia lëshoi Ministria e Financave ditë më parë. Hoti gjatë luftës ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por u plagos në Koshare, e […]

Ismail Hoti ka marr rrugë nga fshati Ratkoc i Rahovecit për në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, për të shprehur shqetësimet e tij për një vendim që ia lëshoi Ministria e Financave ditë më parë.

Hoti gjatë luftës ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por u plagos në Koshare, e për këtë edhe është përfitues i skemës pensionale të invalidit të luftës.

Por, ai nuk po arrin të marr edhe pensionin bazik të moshës, pasi që këtë ia ka refuzuar Ministria e Financave.
“Kam ardhur me bë një ankesë pasi që kam aplikuar për pension të moshës, ose si i thonë të pleqërisë për 100 euro, kam aplikuar në Prizren me datën  5 të këtij muaji, me datë 17 i kam marr dy vendime për një ditë, një që mu ka aprovuar pensioni 100 euro i moshës, dhe një që është refuzuar.. tash do i drejtohem Gjykatës themelore në Prishtinës, sipas udhëzimit administrativ që shkruan në vendim,” tha Ismail Hoti – Invalid i luftës

Hoti thotë se i gjithë procesi është i panevojshëm dhe i mundimshëm për të.
“Jo vetëm e keqe por edhe e mundimshme, për neve pasi që po duhet shumë letra me i siguru edhe në fund të refuzojnë, dhe pastaj përmes avokatit duhesh me padit sipas udhëzimit që e kanë cek vetë tash aty, me i paditë për të drejtat e mia,” shtoi Hoti.

Sikurse Ismaili edhe shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, po i drejtohen zyrës së organizatës së  Veteranëve, për tu udhëzuar për hapa të tjerë.

Fadil Shurdhaj, i cili është udhëheqës i shoqatës së invalidëve të luftës, thotë se Ministria e Financave është duke shkelur ligjin dhe se nuk iu është përgjigjur shkresave që i kanë dërguar.
“Kjo e drejtë që është mohuar kësaj kategorie dhe këtyre njerëzve, duhet të u njihet menjëherë me një vendim posaçëm të Ministrisë, ata nuk po e bëjnë këtë ne po i çojmë direkt në Gjykatë. Në Gjykatë po e fitojnë rastin,” ka thënë Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës.

Më shumë se 200 padi për këtë çështje, tashmë kanë shkuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, vetëm nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Gzim Shala, hulumtues në IKD, thotë se nga mungesa e veprimeve të institucioneve, mbingarkohet sistemi gjyqësor me raste të tilla.

“Çështja e mosekzekutimit të këtyre mjeteve dhe lënia që kjo të bëhet vetëm përmes rrugëve gjyqësore, definitivisht që vetëm e dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës, për shkak se përveç pensioneve do duhej që në rastin konkret të paguhen edhe shpenzimet procedurale, edhe kamata ligjore dhe të gjitha këto çështje, andaj në mënyrë që të ruhet edhe buxheti i Kosovës më e udhës do ishte që këto obligime, të përmbusheshin në ministri,” deklaroi Gzim Shala – Hulumtues në IKD

Ministria e Financave që nga java e kaluar nuk ka kthyer përgjigje, në interesimin e televizionit për këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?