Memli Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti 2: Tri vjet mashtrim (VIDEO)

Sot Qeveria që udhëhiqet nga Albin Kurti i ka bërë tre vjet prej se ka ardhur në pushtet shkruan Periskopi. Me rastin e kësaj dite, lideri i opozitës, Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka postuar një video material përmes së cilës ka përmbledhur disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tri […]
Me rastin e kësaj dite, lideri i opozitës, Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka postuar një video material përmes së cilës ka përmbledhur disa nga aferat dhe skandalet
e Qeverisë Kurti 2 në këto tri vite.
Në publikimin e kësaj video, Krasniqi ka thënë se, mbi të gjitha, këto tri vite kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të Kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij, duke u sjell shumë dëme shtetit dhe qytetarëve.
“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”.












