Mbi 300 raste të reja me kancer në dy muaj, më shumë se viteve të kaluara

Mbi 300 raste të reja me kancer në dy muaj, më shumë se viteve të kaluara

320 raste të reja me kancer janë regjistruar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon […]

320 raste të reja me kancer janë regjistruar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ai ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë te gratë, te burrat është ai i mushkërive.

Kurtishi ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me kancer është në rritje, derisa ka shtuar se pritet që në fillim të muajit maj të përfundojnë renovimet e kësaj klinike.

“Viti 2024 për janar-shkurt në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar 320 pacientë me kancer të llojeve të ndryshme, dominon prapë si vitin e kaluar me kancerin e gjirit dhe është një numër më i madh se i viteve paraprake dhe njëjtë të meshkujt dominon kanceri i mushkërive kurse menjëherë pas këtyre dy grupeve janë tumoret e zorrës së trashë dhe tumoret malinjë të organeve gjenitale të femrave. Mosha akoma dominon mbi 50 vjet, pra numri i pacientëve është mbi moshën 50 vjeçare, ajo që është problematike në Kosovë dhe vazhdon të mbetet është se kemi raste nën moshën 50 vjeçare ku sëmundja është me stade të avancuara dhe kur pacientët lajmërohen vonë për ta marrë trajtimin adekuat”, ka theksuar Kurtishi për EkonomiaOnline.

Ai ka treguar se në fillim të muajit maj pritet që të përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë, duke thënë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve, duke përfshirë dyfishimin e numrit të shtretërve.

“Sipas punëkryesit, ai gati është në përfundim të punëve të veta në afat rekord, afat më të shpejtë se sa është planifikuar dhe klinika sipas MSH-së dhe ShSKUK-së, pra sipas udhëheqësve të projektit do të jetë gati në fillim të muajit maj dhe jemi në procedura të furnizimit të klinikës ose pajisjes me inventar ose pjesë tjera përcjellëse dhe mendoj që sapo të sillen këto pajisje këto pjesë përbërëse e klinikës ose inventar do jetë një klinikë shumë e mirë me hapësira të reja dhe ne kemi dyfishuar kapacitetet e klinikës pra nga 45 shtretër do të kemi rreth 100 shtretër me të cilët pacientët do të marrin shërbime onkologjike gjatë 24 orëve dhe kjo do ta lehtësojë shumë punën sidomos stafit të klinikës por në të njëjtën kohë më e përshtatshme për marrjen e terapisë edhe për pacientët”, u shpreh Kurtishi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?