Mbi 144 mijë aplikime për t’u pajisur me pasaporta nga janari i këtij viti

Mbi 144 mijë aplikime për t’u pajisur me pasaporta nga janari i këtij viti

Mbi 144 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta nga janari i këtij viti, kur edhe është bërë liberalizimi i vizave. Radhë të gjata të qytetarëve janë para sporteleve në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’u pajisur me këtë dokument udhëtimi. Radhë të gjata të qytetarëve, ishin të hënën para sporteleve në Agjencinë […]

Radhë të gjata të qytetarëve, ishin të hënën para sporteleve në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Prishtinë, për aplikim për pasaportë. Disa nga qytetarët që i intervistojë Radio Kosova thonë se po presin me orë të tëra për aplikim.

Ata thonë se këto pritje të gjata, po u shkaktojnë edhe vonesa në punë.

“Po presim për të vazhduar pasaportën, po shkoj në shtëpi, pastaj kthehem. Jam duke pritur për pasaportë. Kam ardhur qe gjysme orë, e kam numrin 146 e tash në radhë është numri 100. Besoj që më shumë se gjysmë ore duhet me prit”, ka theksuar një qytetar.

A po ju pengon në proces të punës kjo pjesë?

“Na pengon, se në orar të punës jemi edhe u deshtë të ndalem prej pune për t’i dorëzuar dokumentet, por duhet me prit, nuk kemi çka të bëjmë! Për dokumente duhet me prit 5 deri në 6 javë në mënyrë të rregullt, a në mënyrë të shpejtë duhet paguar 100 euro”, ka deklaruar qytetari.

Nga janari i këtij viti, e deri më sot, numri i aplikimeve për pasaportë të Kosovës është 144 mijë e 225. Në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme, theksohet se numri i aplikimeve për pasaportë për herën e parë është 8 mijë e 38, dhe prej tyre dominues është grupmosha 0-18 vjeç, pastaj 45-65 vjeç.

Radio Kosova është interesuar edhe për aplikimet e serbëve të Kosovës, për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh se pasaportat e lëshuara nga Qendra Koordinuese do të jenë të lejuara për udhëtim me liberalizimin e vizave, e për këtë, zyrtarë nga MPB-ja kanë konfirmuar se ka një rritje të interesimit për t’u pajisur me dokumente të Kosovës krahasuar me vitet paraprake, por pa specifikuar numrin e aplikimeve.

Së fundmi, Agjencia e Regjistrimit Civil ka rritur kapacitetet e prodhimit, për çka në përgjigje, zyrtarë nga Ministra e Punëve të Brendshme theksojnë se kanë materialë të mjaftueshëm për dokumente, derisa thonë se janë duke punuar në eliminimin e pritjeve të qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?