Lumir Abdixhiku, ngjashëm si Albin Kurti, sulmon opinionistët dhe analistët politikë

Lumir Andixhiku, dikur edhe vet opinionistë politikë, sonte në studio televizive të T7 ka shpërthyer me kritika kundër analistëve. Ai është treguar brutal, ngjashwm me kryeministrin Kurti, i cili kritikohet si autokrat, për sa i përket komentimit të punës së analistëve dhe komentatorëve politikë. Më poshtë e keni të transkriptuar atë që lideri i LDK’së […]
Lumir Andixhiku, dikur edhe vet opinionistë politikë, sonte në studio televizive të T7 ka shpërthyer me kritika kundër analistëve.
Ai është treguar brutal, ngjashwm me kryeministrin Kurti, i cili kritikohet si autokrat, për sa i përket komentimit të punës së analistëve dhe komentatorëve politikë.
Më poshtë e keni të transkriptuar atë që lideri i LDK’së e tha për analistët që japin opinionet e tyrë nëpër studio televizive:
“Pse ata bën mem sulmu mua e unë s’po bëjka. Po kontribojnë në kontrabatë dhe në dëmtimin e përpjekjeve që po i bëjmë. Dikush me agjendë, dikush pa vetëdijë, dikush se s’din, dikush se ka inate personale”,
Unë kam konsideratë për njerëzit që i kam miq, i respektoj edhe kur kemi mendime të kundërta. I takoj, flas me ta, më intereson pse mendojnë ndryshe, por kritikën e padrejtë duhet ta themi”
“Unë do të doja që njerëzit tanë të ballafaqoheshin me qeverinë, e jo me analista sepse është keqkuptu edhe roli i analistave. Thotë jemi në debat, jo more zotëri nuk jemi në debat me ty, unë kam debat me atë që është në garë për vota. Unë s’kam interes të debatoj me ty. Një analist tërë ditën rrin në kafe, rrin flejtë, çohen në mbrëmje, një parti të tërë e analizon edhe është në gjendje me gjyku. S’du të përballem me analista, gabim është”, tha Abdixhiku në Pressing.












