Lufta në Ukrainë: Rusia pretendon se ka vrarë gati 200 mercenarë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

Lufta në Ukrainë: Rusia pretendon se ka vrarë gati 200 mercenarë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

Ministria ruse e mbrojtjes po pretendon se në Ukrainë po marrin pjesë mbi 13 mijë mercenarë të huaj. Sipas një deklarate nga kjo ministri, thuhet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387, raporton Klankosova.tv. Duke mos dhënë detaje se nga […]

Ministria ruse e mbrojtjes po pretendon se në Ukrainë po marrin pjesë mbi 13 mijë mercenarë të huaj.

Sipas një deklarate nga kjo ministri, thuhet se që nga 24 shkurti i vitit 2022, numri i përgjithshëm i mercenarëve të huaj që kanë mbërritur në Ukrainë është 13,387, raporton Klankosova.tv.

Duke mos dhënë detaje se nga i kanë marrë këto të dhëna, kjo ministri thotë se deri më sot është konfirmuar vrasja e 5962 prej tyre.

Lideri i padiskutueshëm për sa i përket numrit të luftëtarëve të vrarë, sipas Moskës zyrtare, është Polonia me 2960 mercenarë, nga të cilët 1497 të vrarë.

Në listë, Rusia ka përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë me 191, respektivisht 192 mercenarë që pretendon se kanë shkuar për të luftuar në krah të Ukrainës.

Gjithnjë sipas këtyre shifrave, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në këto luftime, kurse nga Shqipëria 87.

Nga shtetet e rajonit, sipas këtyre pretendimeve, Bosnja e Hercegovina ka kontribuuar më së shumti me gjithsejtë 207 mercenarë, nga të cilët 90 thotë se janë vrarë.

Po ashtu, ministria ruse e mbrojtjes thotë se edhe nga ShBA-ja kanë shkuar 1113 mercenarë, kurse nga ta janë vrarë 491.

Edhe nga Kanadaja thotë se kanë shkuar për t’i dalë në ndihmë Ukrainës 1005 persona, kurse janë vrarë 422.

Britania e Madhe, sipas Rusisë, ka kontribuuar me 822 luftëtarë, kurse nga ta, 360 janë eliminuar.

Në listën e publikuar nga kjo ministri, thuhet se mercenarë ka edhe nga Rumania, Gjermania e vende tjera evropiane, amerikane, aziatike, afrikane e australiane.

“Duhet theksuar se Franca, e cila në të gjitha nivelet mohon praninë e mercenarëve të saj në territorin e Ukrainës, ka humbur tashmë 147 militantë nga 356 të ardhur”, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes.

Vlen të theksohet se edhe Serbia është përfshirë në këtë listë, por me vetëm një mercenar, dhe i njëjti ende nuk është vrarë, sipas Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka treguar se nga i ka marrë këto shifra.

Rusia nisi më 24 shkurt të vitit 2022 pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. /Klankosova.tv

rusia mercenare ukraina

Lista e publikuar nga ministria ruse e jashtme me shifrat e pretenduara të mercenarëve nga shtete të ndryshme që po marrin pjesë në luftën Rusi-Ukrainë, në krah të Ukrainës. Foto: Ministria ruse e jashtme / X

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?