“Lejon kapjen e mediave”, Kusari thotë se është shqetësues projektligji për KPM-në

“Lejon kapjen e mediave”, Kusari thotë se është shqetësues projektligji për KPM-në

Juristja për media, Flutra Kusari, ka theksuar shqetësimet lidhur me projektligjin për KPM-në, pasi u mundëson partive politike dhe bashkësive fetare të hapin televizione dhe radio, si dhe mungesën e garancisë për përfshirjen e grave në KPM. Flutura Kusari, nga Forumi për integritet të informacionit, u ka bërë thirrje partive opozitare për të reaguar ndaj […]

Flutura Kusari, nga Forumi për integritet të informacionit, u ka bërë thirrje partive opozitare për të reaguar ndaj Projektligjit për KPM-në, i cili siç ka thënë ajo, lejon kapjen e mediave.

Ajo ka thënë se përgjegjësia për të trajtuar çështjet ligjore nuk është vetëm për shoqërinë civile.

“Nëse deputetet na i hapin dyert për bashkëpunim, mundemi me bo një projektligj te mire. Ndërkohë e kom një pyetje: alo opozita, a po dëgjohemi? Qysh more pretojnë një projektligj me analizu, a po presin shoqnia civile me bo opozitën a? Nuk është roli i shoqnise civile me kry punën e opozitës”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Kusari ka shprehur shqetësimin e saj edhe për disa pika të këtij projektligji, duke përfshirë lejimin e partive politike dhe bashkësive fetare për të hapur televizione dhe radio.

Së pari, ajo vë në dukje se ligji aktual për KPM-në nuk e lejon këtë hapësirë për partitë politike dhe bashkësitë fetare.

Së dyti, ajo ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e garancioneve për përfshirjen e grave në KPM.

“Ligji për KPM qe është ne fuqi e detyron Kuvendin qe te zgjedhe te paktën dy gra si anëtare te Komisionit. Besoni ose jo, projektligji për KPM-ne e ka heke atë nen dhe ne praktike i bie qe Komisioni i ardhshëm mund te përbehet nga te gjithë burra”, ka shkruar tutje ajo.

Miratohet në lexim të parë projektligji për KPM-në

Projektligj i dorëzuar më 27 janar të vitit 2023 parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio dhe videomateriale.

Neni 4 saktëson se për të shpërndarë video, platformat për shpërndarje të videove dhe mediat online duhet t’i nënshtrohen aplikimit për regjistrim respektivisht licencimit në KPM, proces ky që kërkon një certifikatë biznesi në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe vërtetime nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Mediat online deri më tani funksiononin si biznese pa nevojë për regjistrim pranë KPM-së, ndërsa dëshmonin zotimin për etikë, duke qenë anëtarë të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).

Në Mal të Zi paralajmërojnë votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?