LDK kërkon nga prokuroria t’i hetojë kontratat njëburimore: 97.5% e tyre janë të kësaj Qeverie

LDK kërkon nga prokuroria t’i hetojë kontratat njëburimore: 97.5% e tyre janë të kësaj Qeverie

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka akuzuar Qeverinë Kurti për numrin e lartë të kontratave njëburimore. Sipas LDK-së, dikastere të ndryshme kanë dhënë 780 kontrata të tilla në vlerë prej 209 milionë euro. Me këtë rast, LDK-ja ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i hetojë këto kontrata. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, […]

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka akuzuar Qeverinë Kurti për numrin e lartë të kontratave njëburimore. Sipas LDK-së, dikastere të ndryshme kanë dhënë 780 kontrata të tilla në vlerë prej 209 milionë euro.

Me këtë rast, LDK-ja ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i hetojë këto kontrata.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se vlera totale e këtyre kontrata kapin shifrën e 209 milionë euro.

“Vetëm 2,5 % të këtyre kontratave janë si vazhdim i kontratave të mëhershme. 97.5% e tyre janë të reja, të kësaj Qeverie. Këto janë kontratat ku nuk lejohet konkurrenca e lirë, negocimi bëhet në katër sy nga zyrtarët e ministrisë apo vetë ministrat dhe përfaqësuesit e kompanisë. Të enjten, kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për këtë temë. Të zënë ngushtë dhe të paaftë për ballafaqim edhe ministrat e deputetët e VV-së lëshuan sallën”, tha Mustafa në konferencën për media të shtunën.

Mustafa ka paraqitur kontratat që secila ministri i ka nënshkruar, sipas tij.

“Në Ministrinë e Ekonomisë kemi për këtë periudhë 151 kontrata të tilla në vlerë 124 milionë e 606 mijë euro. Në MPB kemi 33 kontrata të dakorduara në katër sy në vlerë 25 milionë e 772 mijë. Në MI kemi 69 kontrata me 10 milionë e 570 mijë. Në MKRS 56 kontrata në vlerë 4 milionë e 763 mijë. Në MD kemi 13 kontrata n vlerë 4 milionë e 95 mijë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, kontrata të tenderëve njëburimorë janë bërë në përgjithësi në nivelin qendror, ka theksuar Mustafa, teksa ka paraqitur edhe këtu shifrat e tyre.

“Në përgjithësi në nivelin qendror kemi trend të kontratave me negocim të drejtpërdrejt. Kontrata për sigurimin e objekteve në vend se të ishin kontrata me konkurrencë të lirë, kemi 74 kontrata në vlerë 9 milionë e 539 mijë. Kontrata për ekspertë apo konsulentë 35 kontrata, 1 milion e 464 mijë. Kontrata për vetura me qira, katër kontrata 434 mijë”, ka theksuar ai.

E anëtari i kryesisë, Visar Azemi, tha se Korporata Energjetike e Kosovës është burimi më i madh i kontratave njëburimore. Sipas tij, aty janë dhënë 106 kontrata të tilla në vlerë prej 100 milionë euro.

“Për tri vite i dha 781 tenderë me negocim të drejtpërdrejtë vlera e të cilëve është plot 209 milionë euro. Pa asnjë procedurë konkurruese e tenderuese iu kanë dhënë tenderë dhe kontrata është interesante se ndër vite ka shkuar duke u rritur kjo vlerë pra duke filluar me 30 milionë euro në vitin e parë, ka ikur vlera në 70 milionë euro në vitin e dytë për të përfunduar në 119 milionë euro në vitin e tretë por ko masakër financiare ka ndodhur me të madhe në KEK. Për ta kuptuar më mirë se këto kontrata njëburimore janë mekanizëm për hajninë nga ky pushtet mjafton të shihni se nga 200 milionë euro që janë vjedh në tenderë me negocim rreth 100 milionë euro janë dhënë vetëm nga KEK-u, pra gjysma e këtyre tenderëve dhe shumës janë dhënë nga KEK-u, pra janë 106 kontrata njëburimore”, u shpreh Azemi.

“Në këtë ndërmarrje kryeshefi i secilës Nagip Krasniqi u arrestua dhe është në paraburgim si i dyshuar për keqpërdorim dhe korrupsion 13 tenderë me negocim direkt janë dhënë vetëm një biznesi. Një biznes tjetër i vetëm veç muhabet pa procedurë e konkurrencë ka përfituar 15 milionë euro vetëm për një tenderë se gjithë kjo është një tentim për ta mbuluar hajninë dhe korrupsionin e kësaj Qeverie e tregon më së miri fakti se kush po përfiton më së miri nga këto tenderë”, tha tutje Azemi./EO/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?