Lajm i mirë: Nga zgjedhjet e ardhshme, numërimi i votave do të mund të vëzhgohet edhe nga mediat

Valmir Elezi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se nga zgjedhjet e ardhshme, numërimi i fletëvotimeve në vendvotim mund të vëzhgohet nga mediat e akredituara, të cilat do të lejohen të filmojnë dhe fotografojnë procesin. “Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga […]
“Transparenca është kyçe për besueshmërinë e qytetarëve në proceset zgjedhore dhe ky është një hap i madh nga KQZ.
Një falënderim për të gjithë anëtarët e KQZ-së që mbështetën propozimin që kjo të përfshihet si një nen i veçantë në Rregulloren Zgjedhore Nr. 08/2024 Vëzhguesit e zgjedhjeve. Për zbatim më të lehtë, me kohë do të përgatitet edhe Udhëzuesi për Vëzhguesit me sqarime të detajuara”, shkruan ndër të tjera, Elezi.
Postimi i plotë:
/Periskopi/












