Lajçak për Kurtin: Besoj se nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

Lajçak për Kurtin: Besoj se nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qëndrimet e tij në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se beson se Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolim. Kjo deklaratë e tij erdhi pasi u pyet nga media italiane “La Stampa” se […]

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qëndrimet e tij në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se beson se Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolim.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi u pyet nga media italiane “La Stampa” se a ka dikush që mund ta frenojë Kurtin, nëse nuk ia del SHBA-ja dhe BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (Kurti) e di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, tha Lajçaku.

Lajçaku po ashtu komentoi edhe mbi strategjinë e tij për dialogun Kosovë – Serbi.

“Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?