Kurti numëron të arriturat e ushtrisë

Kurti numëron të arriturat e ushtrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur të arriturat e ushtrisë gjatë udhëheqjes së tij bashkë me kabinetin qeveritar. Ai thotë se ushtria është më e fortë dhe më e përgatitur për shkak të qeverisjes së tanishme. Kurti tha se ushtria ka dyfish më shumë buxhet, investimet në armatim i ka trefish më të mëdha […]

Ai thotë se ushtria është më e fortë dhe më e përgatitur për shkak të qeverisjes së tanishme.

Kurti tha se ushtria ka dyfish më shumë buxhet, investimet në armatim i ka trefish më të mëdha e po ashtu ka rreth dy mijë ushtarë më shumë.

Kryeministri përmendi edhe trajnimet e sofistikuara të ushtrisë, si ajo e Defender Europe.

Kështu bëri të ditur Kurti në një postim ën llogarinë e tij në Facebook.

“Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2 për qind të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera”, shkroi Kurti.

“3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit duke përfituar kështu dije të vlefshme ushtarake. U realizuan misione bashkëzbarkimi me ushtrinë amerikane dhe atë britanike duke dëshmuar kapacitetin tonë për t’i kontribuar paqes. Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s. Në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kontribuam në trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe përgatitëm dy pako të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”.

“Po vazhdojmë ta rrisim bashkëpunimin bilateral dhe praninë e diplomacisë ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me 15 shtete dhe akreditimit të atasheve tanë ushtarakë në Holandë, Slloveni dhe Kanada, gjersa jemi në proces në Zvicër dhe Itali. Në konsultimet bilaterale me ShBA vendosëm prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa kemi arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë”.

“Të vetëdijshëm se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike, përuruam Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”.

“Hoqëm kufizimin në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç. E lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. Së shpejti do të prezantojmë konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse që ia mundëson qytetarëve dhe organizatave të ndryshme të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave civile”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?