Kurti: Nuk më pëlqejnë shumë vendime që janë marrë në të kaluarën, por nuk po më pëlqejnë edhe vendime teksa jam tani Kryeministër

Kryeministri Kurti në një intervistë dhënë për televizionin publik, ka folur për qeverisjen trevjeçare të tij, ku këtu ka folur edhe për vendimin për Manastirin. Kurti thotë se “as nuk i pëlqejnë vendimet që i kanë marrë në të kaluarën në Kosovë, por as vendimet që po i merr teksa është tani kryeministër”. Ndër të […]
Kurti thotë se “as nuk i pëlqejnë vendimet që i kanë marrë në të kaluarën në Kosovë, por as vendimet që po i merr teksa është tani kryeministër”.
Ndër të tjera ai deklaroi kështu:
“Mua nuk më pëlqejnë shumë vendime që janë marrë në Kosovë para se unë të bëhem Kryeministër, por ju po e shihni që nuk po më pëlqejnë edhe vendime teksa jam Kryeministër.
Gjykata Kushtetuese praktikisht është duke e zëvendësuar me trajtimin e ligjeve që kalojnë në Kuvend, Komisionin parlamentar për Legjislacion. Të gjtha ligjet po përfundojnë në GjK.
Unë nuk besoj, që do të duhej të pranonte GJK, duke pasur Komision Parlamentar për Legjislacion ta trajtojë secilën ligj të cilën e kalon mazhoranca aty, e që janë thelbësore për reformat që ne i bëjmë. Sidoqoftë, ajo po i trajton. E keni parë që po merret edhe për nivel të pagave. Po merret edhe me cmimet tavan, po merret me gjithcka. Në këtë kuptim unë i ftoj GjK që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata. Nuk është a politik nëse ti merr vendime për politikat.
Nuk ka qenë aspak vendim i lehtë për neve. Unë nuk kam koncesus as në Qeveir dhe as në kryesi të LVV-së për vendimin që kam marrë. Kam vlerësuar që prej tre kushteve në anëtarësim në KiE, na e kanë hequr dy dhe na e kanë lërë vetëm njërën, kostoja e bllokimit te vetëm ky kusht është shumë më e madhe se kostoja e zbatimit të këtij vendimi që nuk pajtohem. Pra, nuk ka pasur jo-zgjidhje ideale, por as optimale. Mirëpo, në kontekstin aktual besoj që është jetike që Kosova të anëtarësohet në KiE“, deklaroi Kurti, përcjell Periskopi.












