Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjen e Qeverisë së tij në trevjetorin e qeverisjes, raporton EO. Në konferencë për medie ku ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë. Kurti tha se falë mbështetjes së masave […]

Në konferencë për medie ku ka shpalosur punën trevjeçare të tij si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësim të të rinjve e formalizim të ekonomisë.

Kurti tha se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 30 mijë gra janë punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur aj ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, u shpreh Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha se raporti import-eksport është përmirësuar gjatë tri vjetëve të fundit. Sipas tij nga 1:9 sa ishte në vitin 2019, raporti aktualisht është 1:6.

“E kemi zbutur hendekun e raportit eksport-import, sepse kemi nxitur dhe kemi përkrahur ekonominë vendore, nga një me nëntë sa ishte, tash është një më gjashtë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12.5 miliardë sa ishte në vitin 2019, në 11.76 miliard në vitin 2023, pra ngritje prej 57 për qind. Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet. Eliminimi tij varet nga prokuroria dhe gjyqësori”, u shpreh tutje Kurti.

Sipas kryeministrit Kurti, mbi 125 milionë euro “Qeveria ia ka kursyer Kosovës”.

“Në veri është rritur ligjshmëria. Në sektorin e energjisë kemi kemi shënuar hapa historik. Formuan edhe Koorporatën e Ruajtes së Energjisë”, tha tutje ai.

Kurti, foli pak edhe për sigurinë.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Në Kazerma ka mbi 1 mijë ushtarë më shumë e 600 rekrutë të ri”, tha Kurti.

Kurti tha se edhe në shëndetësi Kosova tash i ka punët më mirë.

Edhe sa i përket trashëgimisë kulturore, ai tha se Kosova po punon me hapa të shpejtë.

Kurti ka folur edhe për rrugët që akoma nuk kanë përfunduar, përfshirë atë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

“Do t’i përfundojmë punët që qeverisjet e kaluara i lanë keq dhe në gjysmë”, u shpreh Kurti.

O’Brien i kërkon qeverisë që të tërhiqet nga vendimi për dinarin

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?