Kurti acaron raportet me aleatët edhe më shumë: Unë duhet ta mbrojë, ta përfaqësojë Kosovën më mirë se ata

Kurti acaron raportet me aleatët edhe më shumë: Unë duhet ta mbrojë, ta përfaqësojë Kosovën më mirë se ata

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell. Stewart një ish – diplomat në rajon që thotë se e ka takuar Kurtin para 20 vitesh, ndërsa Campbell, ish – këshilltar dhe strateg i komunikimt të Tony Blair, gjatë kohës sa ky i fundit […]

Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell. Stewart një ish – diplomat në rajon që thotë se e ka takuar Kurtin para 20 vitesh, ndërsa Campbell, ish – këshilltar dhe strateg i komunikimt të Tony Blair, gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë kryeministër. Campbell më vonë bashkë me ish -shefin e tij  kanë ardhur në rajonin e Ballkanit si konsulentë të Edi Ramës e Aleksandar Vuçiqit, ndërkohë që këtë e kanë bërë edhe për qeveri tjera në botë.

Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur edhe raportet me aleatët e Kosovës dhe sidomos për çështjen e dinarit dhe kritikat që ka marrë.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso’ja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE , SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kryeministri.

“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë Kryeministri.

Kurti në këtë takim ka folur për Putinin, burgun dhe Serbinë.

Kujtojmë se i emisari amerikan Gabriel Escobar javën e kaluar ka dhënë disa deklarata me plotë kritika në drejtim të kryeministrit të Kosovë Albin Kurti.
Escobar ishte shprehur se me Kurtin kanë problem në komunikim, derisa e kishte kritikuar edhe për vendimin rreth dianarit.

“Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?