Krasniqi: Kurti mosbesues për SHBA-të, asnjëherë s’kemi pasur raporte më të acaruara me Amerikën se tani

Krasniqi: Kurti mosbesues për SHBA-të, asnjëherë s’kemi pasur raporte më të acaruara me Amerikën se tani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar deklaratat e zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për zhgënjimin që ka SHBA ndaj Qeverisë Kurti, derisa ai tha se s’ka arritur ta bindë kryeministrin që të ndryshojë vendim për çështjen e dinarit. Krasniqi thotë se zhgënjimi është dhe me shtete të Evropës, […]

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar deklaratat e zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për zhgënjimin që ka SHBA ndaj Qeverisë Kurti, derisa ai tha se s’ka arritur ta bindë kryeministrin që të ndryshojë vendim për çështjen e dinarit.

Krasniqi thotë se zhgënjimi është dhe me shtete të Evropës, ndërsa që raportet me SHBA-të s’kanë qenë kurrë më të acaruara.

“Ju besoj i keni dëgjuar tashmë edhe deklaratat e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, se zhgënjimi me Qeverinë Kurti, nuk është vetëm në SHBA, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris. Raportet me SHBA-në nuk ka qenë asnjëherë më të acaruara se sa tani në këtë periudhë të qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe jo vetëm, sepse ju e dini që si rezultat i mos koordinimit edhe me BE-në, Kosova sot vuan disa sanksione të vendosura dhe mjaftë të dëmshme për vendin”, shprehet ajo.

Deputetja vlerëson se Kurti e ka humbur besimin e SHBA-ve dhe politikat e tij të gabuara e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, pas mbështetje të partnerëve e pa stabilitet politik.

“Kurti është kthyer në mosbesues të SHBA-së, ata nuk i besojnë Kurtit dhe se politikat e tij të gabuara e sollën situatën në këtë gjendje, në kohën kur ne është dashur të kemi mbështetjen e partnerëve kryesorë të shtetit tonë, ne po ndëshkohemi nga ta. Kosova është kthyer një vend që nuk ka stabilitet politik dhe nuk ka qëndrueshmëri”, thekson Krasniqi për Gazeta Blic.

Ajo shton se Kosova s’del mirë në asnjë raport ndërkombëtar e ministrat e Kurtit dështojnë në çdo sektor.

“Në asnjë raport ndërkombëtar Kosova nuk është se del mirë, ministrat e kësaj qeverie po dështojnë në secilin sektor, kanë mbetur të izoluar në Kosovë, nuk i shohim në asnjë vizitë të rëndësishëm”, potencon deputetja.

Krasniqi e fton Kurtin që të raportojë në Kuvend për të gjitha kompromiset që po i bën, përfshirë vendimin për Manastirin e Deçanit.

“Ne do e ftojmë në Kuvend për të raportuar për të gjitha kompromiset që po i bën ne emër të Kosovës, përfshirë edhe këtë të fundit me tokat e Manastirit të Deçanit, që nuk besojmë se do të jetë i vetmi”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?