Krasniqi e LDK’së: Kurti aq shpesh gënjen sa që është shndërruar në mjeshtër të gënjeshtrave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas konferences së Kurtit për tre vjetorin e qeverisjes, shkruan Periskopi. Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se: “Albin Kurti aq shpesh gënjen sa që është shndërruar në mjeshtër të gënjeshtrave.” Postimi i plotë: Albin Kurti aq shpesh gënjen sa që është […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas konferences së Kurtit për tre vjetorin e qeverisjes, shkruan Periskopi.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se:
“Albin Kurti aq shpesh gënjen sa që është shndërruar në mjeshtër të gënjeshtrave.”
Postimi i plotë:
Albin Kurti aq shpesh gënjen sa që është shndërruar në mjeshtër të gënjeshtrave. I tillë ishte edhe deklarimet e sotme në konferencën për 3 vjetorin e qeverisjes.
🔴Çështja e dialogut e cila para zgjedhjeve kishte thënë se është në prioritetin me numër 7-të ishte shndërruar në top prioritet të qeverisjes së tij, madje me nxitim kishte nisur takimet me Vuçiqin, duke shkelur parimet dhe premtimet e dhëna ndaj familjarëve të pagjeturve se nuk duhet të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të tyre. Kjo nuk ndodhi, por takimet me Vuçiqin po.
🔴Ndodhi edhe Zajednica, ajo për të cilën pati djegur institucionet dhe sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
🔴Jo veç kjo, por çdo gjë që për Kurtin ishte KEQ sa ishte në opozitë u bë e MIRË kur erdhi në pushtet.
🔴Edhe nepotizmi edhe korrupsioni janë bërë të pranushme për të. Këtë e konfirmuan edhe qindra kontrata njëburimore që u dhanë gjatë kësaj përiudhe qeverisëse, prapa të cilave janë miliona euro, para këto taksapaguesve.
🔴Me 3 vjet në drejtim të shtetit, Kosova u kthye me dekada mbrapa.
🔴Sot Kosova ndodhet nën masa sanksionuese nga BE-ja dhe me krisje të marrëdhënieve me SHBA-në, si rezultat i mungesës së koordinimit me aleatët tanë dhe duke vepruar me mendesinë se shteti i Kosovës është projekt i përkohshëm.












