KQZ-ja mban mbledhje, do të shqyrtohet miratimi i Këshillit Mbikëqyrës për votimet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30. Në rendin e ditës janë një sërë pika ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni […]
Në rendin e ditës janë një sërë pika ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.
Ndërkaq ky është rendi i ditës i mbledhjes së KQZ-së:
Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-sëShqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 14/2024Aktivitetet e SKQZAktivitetet e Zyrës
– Raporti njoftues për pranimin e Raporteve vjetore financiare 2023, të dorëzuara nga subjektet politike
Raport i Këshillave të KQZ
5.1.Këshilli për Personel
Njoftim lidhur me shqyrtimin e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027
5.2.Këshilli për Operacione Zgjedhore
-Njoftim lidhur me shqyrtimin e Shqyrtimi e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet
2025-2027
-Analizë e modhës dhe gjinisë për vëzhguesit e subjekteve politike në Zgjedhjet e vitit 2021
5.3.Këshilli për Buxhet dhe Financa
– Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027
Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikqyrës për IP, për për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e VeriutShqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IDEA për të marrë pjesë në Konferencë “Roli i inteligjencës artificiale në proceset zgjedhore?”, që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë më 16 prill 2024
Të ndryshme
Krejt çka deklaroi dje Escobar pas takimit me Kurtin për dinarin












