KQZ e Kosovës bashkohet me KQZ-të e botës për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të Rusisë në rajonet e pushtuara të Ukrainës

KQZ e Kosovës bashkohet me KQZ-të e botës për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të Rusisë në rajonet e pushtuara të Ukrainës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës i është bashkuar thirrjeve të intitucioneve zgjedhore nga mbarë bota dhe organizatave të vëzhgimit të zgjedhjeve për të dënuar vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse dhe administratave të saj okupuese në lidhje me organizimin e përgatijes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje për President të […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës i është bashkuar thirrjeve të intitucioneve zgjedhore nga mbarë bota dhe organizatave të vëzhgimit të zgjedhjeve për të dënuar vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse dhe administratave të saj okupuese në lidhje me organizimin e përgatijes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje për President të Federatës Ruse më 15 – 17 mars 2024, në territoritet e pushtuara përkohësisht të Ukrainës – në Republikën Autonome të Krimesë, qytetin e Sevastopol, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe rajonet Kherson.

KQZ, në njërën nga mbledhjet e kaluara është dakorduar për t’i përcjellur KQZ-së së Republikës së Ukrainës një deklaratë mbështetëse, me të cilën mbështet qëndrimin e tyre të datës 23 shkurt 2024, për paligjshmërinë e organizimit të përgatitjes dhe mbajtjes së “zgjedhjeve” të presidentit të Federatës Ruse të vitit 2024 në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

Në letrën dërguar Kryetarit të KQZ-së së Republikës së Ukrainës, z. Oleh Didenko, theksohet se “KQZ e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse si dhe të administratave të saj pushtuese në lidhje me organizimin e përgatitjes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje në këto territore të pushtuara përkohësisht, cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Gjithashtu, ato tregojnë mospërfilljen e Rusisë për normat e së drejtës ndërkombëtare, parimet dhe standardet demokratike të njohura botërisht dhe të drejtat themelore të njeriut”.

Gjithashtu, KQZ vlerëson se se vendimet dhe veprimet e autoriteteve të Federatës Ruse si dhe të administratave të saj pushtuese në lidhje me organizimin e përgatitjes dhe mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje në këto territore të pushtuara përkohësisht, cenojnë sovranitetin, integritetin territorial të Ukrainës si dhe tregojnë mospërfilljen e Rusisë për normat e së drejtës ndërkombëtare, parimet dhe standardet demokratike të njohura botërisht dhe të drejtat themelore të njeriut.

Duke i kumtuar mbështetjen, KQZ e Republikës së Kosovës shpreson se në një të ardhme të afër mes dy institucioneve do të ketë bashkëpunime konkrete në fushën e zgjedhjeve.

KQZ e Republikës së Kosovës është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-ËEB) ashtu si edhe KQZ e Republikës së Ukrainës./EO

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?