Kosova e fundit në rajon për pagën mesatare

Kosova e fundit në rajon për pagën mesatare

Kosova është e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare. Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë Shqipëria nuk e përmirësoi pozicionin në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën evropiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit. […]

Kosova është e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare.

Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë Shqipëria nuk e përmirësoi pozicionin në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën evropiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit.

 “Duke pasur edhe një politikë më agresive se vendet e Ballkanit të cilët kanë bërë një rritje sistematike dhe nuk kanë pritur një vit të caktuar për rritjen e madhe pavarësisht se kemi mbrapa Kosovën”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Kryeson Serbia për pagën mesatare bruto më të lartë në rajon me 1,112 euro ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1,024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1,023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 521 euro.

 

“Vendi kampion nga i cili duhet  marrë dhe modeli që lidhet me produktivitetin e  administratës është Serbia dhe Maqedonia e Veriut të cilët e konkurrojnë me shërbime pavarësisht se nuk  kanë nivelin e dixhitalizmit të shërbimeve publike siç i ka Shqipëria”, shtoi Gjokutaj.

 

Nëse Shqipëria krahasohet me vendin me pagën më të lartë në rajon, ne paguhemi rreth 53% më pak.

 

Por me programin e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro në mesin e 2024, ne do të jemi vetëm 23% larg vendit të parë.

 

“Më duket një përafrim bazuar mbi një vendim politik sesa një vendim i cili vjen nga një performancë më e mirë e administratës”, tha ai.

 

Ekspertët e kritikojnë rritjen e pagave pa një program të caktuar ndër vite.

 

 

Teksa një kapërcim në 900 euro e konsiderojnë si një mjet politik para zgjedhjeve 2025.

 

“Është pjesë e programit politik të PS dhe natyrshëm do deklarohet si një premtim i përmbushur duhet këmbëngulur sa ka lidhje me patronazhimit, produktivitetin dhe sa i vlen shërbimeve të qytetarit”, vijoi eksperti.

Për rritjen e pagave në 900 euro qeveria pritet të shpenzojnë nga buxheti i shtetit 2024 rreth 40 miliardë lekë./A2 CNN

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?