Konjufca kritik ndaj SHBA-ve: Escobari si Grenelli, nuk kam parë ndonjë dallim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është ankuar në presionin që emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po bën ndaj Kosovës. Madje, presionin e tij, ai e ka krahasuar më atë të ish-emisarit Richard Grenell. Sipas tij, Escobar dallon nga Grenelli vetëm për çështjen e shkëmbimit të territoreve. “Ata i përkasin orientimeve të […]
Madje, presionin e tij, ai e ka krahasuar më atë të ish-emisarit Richard Grenell.
Sipas tij, Escobar dallon nga Grenelli vetëm për çështjen e shkëmbimit të territoreve.
“Ata i përkasin orientimeve të ndryshme politike, mirëpo më duket se Escobari dallon nga Grenelli substancialisht vetëm në çështjen e kufirit, pra shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Konjufca në për “Kanal10”.
Ai ka bërë me dije se në çështje tjera Escobar është i njëjti me Grenellin.
“Në çështjet e tjera, presioni që e ka ushtruar është i njëjtë me të Grenellit. Nuk kam parë ndonjë dallim”, është shprehur Konjufca.












