Konjufca “i nervozuar” me Escobarin: S’mundi të arrinte një marrëveshje për dinarin, e ngarkoi Kosovën me disa kritere që i kemi tejkaluar për anëtarësim në KiE

Konjufca “i nervozuar” me Escobarin: S’mundi të arrinte një marrëveshje për dinarin, e ngarkoi Kosovën me disa kritere që i kemi tejkaluar për anëtarësim në KiE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh i bindur se nuk ka kushte tjera për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se për t’u anëtarësuar Kosova në këtë organizëm ndërkombëtar duhet që t’i plotësojë edhe […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh i bindur se nuk ka kushte tjera për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se për t’u anëtarësuar Kosova në këtë organizëm ndërkombëtar duhet që t’i plotësojë edhe dy kushte të tjera, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe shpronësimet në Veri.

“Kanë qenë tri kushte në sesionin e shtatorit të vitit 2023, Asociacioni, shpronësimet dhe Manastirit i Deçanit. Pas diskutimeve të shumta ndërmjet vet grupeve parlamentare të asamblesë të Këshillit të Evropës është ardhur deri te përfundimi që të hiqen. Për shpronësimet në Veri jemi sqaruar. Sa i përket Asociacionit është në marrëveshjen e Ohrit. Kjo që e tha Escobar më është dukur diçka e çuditshme, të cilën e shtoi vetëm zotëri Escobar”, tha Konjufca gjatë një interviste në Kanal 10.

Ndërkaq deklarimi i diplomatit amerikan se Kosova për t’u anëtarësuar në KiE i “duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, Konjufca thotë se erdhi pasi Escobar nuk arriti ta bindte kryeministrin Albin Kurti që të heq dorë nga vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit në komunat e banuara me shumicë serbe.

“Këtë më duket se e bëri se nuk mundi të arrinte një marrëveshje për dinarin. Më duket që e ngarkoi Kosovën me disa kritere që ne i kemi tejkaluar. Vetëm Manastiri i Deçanit është në këtë fazë. Për një gjë të tillë e kemi marrë konfirmimin e gjitha grupimeve paralajmëtare, e kam marrë edhe zotimin e Presidentit të Këshillit të Evropës edhe të shumë delegacioneve nacionale”, shtoi kreu i Kuvendit.

“Nuk besoj që Këshilli i Evropës e mashtron Kosovën. Grupet politike në Këshillin e Evropës kanë punuar shumë që këto kritere me u largu, sepse ato varen nga Serbia. Krijimin e Asociacionit, Serbia mundet ta prolongojë vazhdimisht, zonja Brnabiç ka dërguar letër në Bruksel e cila e mohon zbatimin e caktuar të pikave të ndryshme të Marrëveshjes së Ohrit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?