Klinaku i OVL-UÇK-së i reagon Enver Petrovcit për deklaratat fyese: Po të mos ishte Thaçi dhe UÇK-ja …

Faton Klinaku nga OVL – UÇK ka reaguar pas një deklarate ofenduese dhe fyese të aktorit Enver Petrovci drejtuar ndaj disa udhëheqësve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Periksopi. Klinaku ka shkruar se sikurse mos të bëhej lufta nga Ushtria Clirimtare e Kosovës, Kosova sot nuk do ta gëzonte lirinë dhe pavarësinë e saj, […]
Klinaku ka shkruar se sikurse mos të bëhej lufta nga Ushtria Clirimtare e Kosovës, Kosova sot nuk do ta gëzonte lirinë dhe pavarësinë e saj, por do të mbetej Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës.
“E njerëzit si Enver Petrovci nuk do t’mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që t’përfitonin me rolet e “Gllumacit” në një treg më të madh të quajtur Jugosllavi”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Po t’mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do t’ishte Republikë e qe besa as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E, njerëzit si Enver Petrovci nuk do t’mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që t’përfitonin me rolet e “Gllumacit” në një treg më të madh të quajtur Jugosllavi.
Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit.












