Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Mjaft me propagandë, ai Vetingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili i ka reagur kryeministrit të vendit Albin Kurti pasi ky i fundit u deklarua rreth Vetingut duke thënë se “po merr rrugë”, shkruan Periskopi. Kica-Xhelili përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se ” ky proces i shkatërruar me fajin tuaj nuk është as afër Vetingut […]
Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili i ka reagur kryeministrit të vendit Albin Kurti pasi ky i fundit u deklarua rreth Vetingut duke thënë se “po merr rrugë”, shkruan Periskopi.
Kica-Xhelili përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur se ” ky proces i shkatërruar me fajin tuaj nuk është as afër Vetingut të shumëpritur”.
“MJAFT me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse AI VETINGU i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka shkruar ndër të tjera deputetja.
Postimini saj i plotë:
Kryeministër, ta lexova statusin.
Seriozisht qenke dorëzuar!
Nëse KËTË proces e quan VETING TE SHUMEPRITUR, atehere ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë.
Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as AFËR Vetingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash VETING.
MJAFT me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse AI VETINGU i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde.
Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash.
Doarsa R. Kica












