KFOR: Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe FSK në veri

KFOR: Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe FSK në veri

Në një përgjigje me shkrim KFOR-i, tha se nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. ”Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është një ent i veçantë […]

Në një përgjigje me shkrim KFOR-i, tha se nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

”Nuk ka pasur aktivitete të përbashkëta nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s – i cili është një ent i veçantë nga KFOR-i – vazhdon mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimit, në përputhje me emergjencën civile origjinale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR ndër tjera ka shtuar se çdo dislokim i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e komandantit të KFOR-it dhe për këtë kërkon respektimin nga institucionet e Kosovës.

”Ne mirëpresim institucionet në Kosovë për respektimin e vazhdueshëm të këtij angazhimi. Ne presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në pgjigjen e KFOR-it.

Tutje KFOR ka thënë se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, EULEX-in, OKB-në, OSBE-në dhe trupin diplomatik.

Të kundërtën e kësaj që KFOR-i tha në RTV21 Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ka deklaruar se ushtarët tanë kanë qenë nër veri të vendit për aktivitet e ndryshme që janë mbajtur.

”Kemi pasur aktivitete bashkë në pjesën e veriut, nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë atje”, tha ndër tjera Syla

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?