KEK-u e konfirmon se po kërkon ta ngris çmimin e shitjes së energjisë, ende s’ka marrë përgjigje

KEK-u e konfirmon se po kërkon ta ngris çmimin e shitjes së energjisë, ende s’ka marrë përgjigje

Korporata Energjetike e Kosovës e ka konfirmuar kërkesën që e ka dërguar për ngritjen e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, duke dhënë edhe argumente se pse duhet të ndodh kjo, por se thekson se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë. Skënder Bucolli nga zyra për marrëdhënie me publikun e KEK-ut, ka […]

Skënder Bucolli nga zyra për marrëdhënie me publikun e KEK-ut, ka thënë për KosovaPress se e ka dërguar kërkesën për rishikim të çmimeve por se nuk ka informata që është aprovuar rritja e çmimit sipas kërkesës së tyre.

“Marrëveshja e fundit bilaterale me NR 6005 ndërmjet KEK dhe KESCO/KEDS është lidhur në vitin 2023 për periudhën kohore 01 Prill 2023 deri më 31 Mars 2024, sipas kësaj marrëveshje çmimi aktual me të cilin KEK e furnizon KESCO për shërbimin universal është 29.5€, kurse çmimi për mbulimin e humbjeve ne distribucion pra për KEDS është 36.00€. Lidhur me këtë, KEK ka dërguar kërkesën për rishikim të çmimeve tek KESCO/KEDS, propozimi i KEK për çmimet e reja ka qenë 31.50€ për KESCO dhe 39.10€ për KEDS. Megjithatë, KEK nuk ka informata që është aprovuar rritja e çmimit sipas kërkesës tone, për më tepër gjatë shqyrtimit tarifor nga ZRRE bazë për kalkulimin e të hyrave për KESCO/KEDS është marrë çmimi aktual me të cilin furnizohen”, ka thënë ai në një përgjigje për KosovaPress.

Bucolli tha se çmimet e energjisë elektrike nga KEK, nuk kanë pësuar ndryshime që nga viti 2019 dhe se sipas tij arsyet kanë qenë fillimisht pandemia e më pastaj kriza energjetike.

“Edhe pse çmimet e energjisë elektrike të KEK-ut nuk kanë pësuar ndryshime, gjithsesi tarifat apo çmimet e KOSTT për Operim të Tregut dhe Operim të Sistemit kanë pësuar rritje vazhdimisht dhe kjo paraqet kosto direkte për KEK-un. Duke u bazuar në faktin që kostot direkte të KEK-ut vazhdimisht janë rritur por edhe kostot tjera janë rritur dukshëm krahasuar me vitet paraprake dhe për këtë dëshmon edhe fakti që vendi është ballafaquar me një inflacion prej rreth 5.4% gjatë vitit 2023. Për më tepër, qëllimi primar për rishikimin e çmimeve të energjisë elektrike janë mbulimi i të gjitha kostove dhe në anën tjetër sigurimi i mjeteve të mjaftueshme për të bërë investimet e nevojshme kapitale të cilat do të ndikojnë në stabilitetin e njësive gjeneruese, atëherë mos reflektimi i propozimit të KEK-ut mund të shkaktojë vonesa në realizimin e investimeve kapitale por edhe mundësinë e operimit me humbje”, theksoi Bucolli.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka konfirmuar për KosovaPress, se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në një përgjigje me shkrim, ata thonë se në vlerësimin e kostove me shumicë për vitin 2024, ZRRE ka marrë në konsideratë çmimet aktuale, pasi siç thonë “nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga palët të cilat i nënshtrohen rregullimit për rishikimin e çmimit të blerjeve të energjisë nga KEK-u, andaj nuk do të ketë ndryshim të çmimeve”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?