“Jeni betu para Albin Kurtit”, “S’kam qenë asnjëherë deputet i Kosovës” – përplasje në parlamentin serb

“Jeni betu para Albin Kurtit”, “S’kam qenë asnjëherë deputet i Kosovës” – përplasje në parlamentin serb

Ish-kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe se ai nuk është ministër i Kurtit. Në këtë mënyrë ai ka tentuar të mohojë se i është betuar shtetit të Kosovës, raporton Nova. Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë, shefi i grupit […]

Në këtë mënyrë ai ka tentuar të mohojë se i është betuar shtetit të Kosovës, raporton Nova.

Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë, shefi i grupit parlamentar Kryengritja ekologjike, Aleksandar Jovanoviq Cuta, foli për “tradhtarët” dhe me atë rast iu drejtua Goran Rakiqit, tash deputet i SNS-së në parlamenti republikan.

“Ja pak kush është tradhtar, kush është patriot”, ka thënë Jovanoviq dhe më pas i është drejtuar ish-kryetarit të Listës Serbe.

“Zoti Rakiq, ju deri dje ishit kryetar i Listës Serbe. Më vjen mirë që je këtu. Unë do t’ju lexoj betimin për shtetin e Kosovës, të cilin e keni bërë”, tha Jovanoviq dhe më pas lexoi betimin.

“Kush iu betua Kurtit për shtetin e pavarur të Kosovës? Ti ose unë? Për çfarë më shikoni mua, çfarë nuk është e qartë?”, pyeti Jovanoviq.

Aty thuhet:

“Unë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se do ta kryej detyrën time me nder dhe besnikëri dhe do ta përfaqësoj popullin me dinjitet dhe se do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve”. Se do të marr përsipër të mbroj dhe respektoj kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit, të mbroj integritetin territorial dhe integritetin institucional të Kosovës, të garantoj liritë dhe të drejtat e njeriut në përputhje me ligjet e vendit”.

Rakiq iu përgjigj kështu:

“Turp t’ju ​​vijë zoti deputet, se pasi e lexuat atë betim ju derdhët një kovë plot, nuk dua të them, çfarë këtu në Kuvend. Padyshim që keni diarre, diarre mendore zoti Cuta. Nuk kam qenë asnjëherë deputet i Kuvendit të Kosovës. Unë e kam bërë betimin para popullit serb, para deputetëve të Listës Serbe dhe ju e dini mirë që Kurti nuk më ka zgjedhur asnjëherë për ministër. Ai ministër nuk është Rakiq, por Rashiq dhe ky është njeriu juaj”.

Pas takimit në Bruksel me Lajçakun e Petkoviqin, sot Hovenier i shkon në zyrë Besnik Bislimit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?