Ishte raportuar e zhdukur nga familja, më pas e mitura e lajmëron nënën e saj se është martuar me një 21 vjeçar

Është arrestuar një 21-vjeçar në Zubin Potok, i cili dyshohet se është martuar me një të mitur. Babai i të miturës e kishte raportuar vajzën si të zhdukur, ku më vonë ajo kishte lajmëruar nënën e saj së është martuar me të dyshuarin. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur nga […]
Është arrestuar një 21-vjeçar në Zubin Potok, i cili dyshohet se është martuar me një të mitur.
Babai i të miturës e kishte raportuar vajzën si të zhdukur, ku më vonë ajo kishte lajmëruar nënën e saj së është martuar me të dyshuarin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur nga data e lart-cekur ishte larguar nga shtëpia, më vonë kishte lajmëruar nënën e saj se ishte martuar me një person të moshës 21 vjeç”, thuhet në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin, pas është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.












