Ish-kryenegociatori Arifi: Raportet me SHBA-të shqetësuese, Kurti asnjë përpjekje për përmirësim të tyre

Ish-kryenegociatori Arifi: Raportet me SHBA-të shqetësuese, Kurti asnjë përpjekje për përmirësim të tyre

Avni Arifi, ish kryenegociator i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, vlerëson se Kosovës nuk i shërben acarimi i raporteve me SHBA-të dhe është jetik ruajtja e partneritet me to. Ai i sheh shqetësuese deklaratat e Escobar dhe mungesën e përpjekjeve nga ana e qeverisë apo kryeministrit, për të vendosur komunikim të rregullt me Amerikën. “Unë nuk […]

Avni Arifi, ish kryenegociator i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, vlerëson se Kosovës nuk i shërben acarimi i raporteve me SHBA-të dhe është jetik ruajtja e partneritet me to.

Ai i sheh shqetësuese deklaratat e Escobar dhe mungesën e përpjekjeve nga ana e qeverisë apo kryeministrit, për të vendosur komunikim të rregullt me Amerikën.

“Unë nuk besoj që Kosovës i shërbehet duke acaruar raportet me SHBA-të. Besoj se është e interesit jetik të Kosovës që raportet e partneriteti me SHBA-të të mos cenohet. Ajo çfarë kemi dëgjuar nga Escobar dhe çka do të dëgjojmë në ditët dhe javët në vijim si duket, është me të vërtetë shqetësuese sepse progresi që e kemi arritur ne e kemi arritur sepse kemi pasur partneritet të fuqishëm me SHBA-të. Është shqetësuese dhe nuk po shoh asnjë indikacion tek Qeveria apo te kryeministri që kanë përpjekje serioze për të rivendosur një komunikim të rregullt apo normal me SHBA-të”, shprehet Arifi.

Sipas tij, është e papranueshme që në vit jubilar për themelimin e NATO-s dhe ndërhyrjen e saj në Kosovë, të kemi raporte të tilla me SHBA-të, duke shtuar se Kosova kurrë s’ka qenë më larg anëtarësimit në NATO.

“Është e pabesueshme sot në këtë muaj festohet 25 vjetori i intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe SHBA-ve, është vit jubilar, siç është dhe 75 vjetori i krijimit të NATO-s dhe në këtë vit jubilar Kosova të ketë raporte shumë të këqija me SHBA-të dhe të mos jetë askund procesi i integrimit të Kosovës në NATO, para dy vitesh ka qenë e pritshme që Kosova të gjendej në një fazë të anëtarësimit në NATO, kurse sot duke që ky proces me këtë qasje që ka Qeveria e Kosovës kurrë nuk ka qenë më larg”, vlerëson ish kryenegociatori për Gazeta Blic.

Po ashtu, Arifi ka folur dhe për mundësinë që Asociacioni të jetë kusht për anëtarësim në KiE.

“Në parim nuk do të duhej. Në atë çka tha Escobar nuk përjashtohet mundësia që të krijohen kushte shtesë. Në bazë të asaj që ne kemi menduar dhe e kemi parë këtë proces që ka ndodhur dhe më herët, është proces i BE-së dhe ata mund të vënë dhe obligime, nuk ka paralajmërime, të vetmin paralajmërim që nuk është aspak joserioz e kemi nga z.Escoar që mund të ketë edhe dy kritere tjera, pra ajo e Asociacionit dhe e shpronësimeve në veri”, deklaron Avni Arifi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?